Flash

Sa kushton një natë në kullën e Rapunzelës

Lapsi.al 8 September 2020
Sa kushton një natë në kullën e Rapunzelës

Masat e vendosura për shkak të pandemisë i kanë bërë udhëtimet më të vështira dhe na duhet të mjaftohemi me vendet e afërta. Mirëpo, britanikët janë me fat, pasi mund të vizitojnë një vend të mrekullueshëm që ndoshta jo të gjithë e njohin.

Bëhet fjalë për një kullë mahnitëse të stilit të Rapunzelës, e cila ndodhet në Parkun Kombëtar piktoresk Snowdonia në Uellsin e Veriut.

Ndërtesa gotike e shekullit XIX, e cila quhet kulla Brynkir, ka gjashtë kate me nga një dhomë që lidhen me njëra-tjetrën nga një shkallë spirale prej guri.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Sykes Holliday Cottages, një qëndrim 2-netësh në këtë vend kushton 482 paundë.

Brenda, ka dy dhoma gjumi, një dhomë ndenje, kuzhinë dhe banjo.

Dhoma e ndenjes qëndron në majë të kullës, duke siguruar pamje të pabesueshme të fshatrave që shtrihen në çdo drejtim.

Dritaret me hark të zbukuruar kanë një pamje mahnitëse nga çdo kat, ndërsa dera e rëndë prej druri e ndërtesës është provë e vjetërsisë së saj.

Sidoqoftë, kulla është rinovuar dhe ka WiFi, së bashku me një TV dhe DVD player, si dhe një kuzhinë plotësisht të kompletuar.

Të këshilluara

Pas lajmeve për shtatëzani reagon Tuna

Një koncert në Gostivar e ka rikthyer Tunën pranë publikut, pas një kohe të gjatë izolimi. Megjithëse ka punuar për projekte të reja muzikore, Tuna ua ka ndier ...

15:03

Modelja e Gucci-t bie pre e bullizmit

Armine Harutyunyan nuk është një modele profesioniste, por së fundmi mori pjesë në sfilatë n e Gucci. Që prej pjesëmarrjes në prezantimin e koleksionit pranv...

13:18

Zac Efron, në një lidhje dashurie

Aktori Zac Efron së fundmi ka nisur një romance të re dashurie. E dashura e re e aktorit quhet Vanessa dhe  është një modele australiane . Së fundmi cifti ja...

12:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46