Andi Bushati: Dy marioneta në fushatën e Trump
Një tjetër pikë, fotot dhe pamjet filmike të së cilës kanë bërë xhiron e globit është futja e Izraelit në marrëveshje dhe çudia e presidentit serb Vuçiç, se si kishte hyrë ajo klauzolë në draftin që ai do të nënshkruante. Por me e rënda për Kosovën qe se në këmbim të njohjes nga shteti herbre, ajo do të detyrohet të çojë ambasadën e saj në Jeruzalem, qytetin e shenjtë të cilin e pretendojnë të gjitha palët. Përpos administratës Trump dhe planit të paqes Izralel - Palestinë të mbrojtur nga dhëndri i presidentit amerikan Kushner, as bashkimi Europian dhe as vendet e rajonit nuk pranojnë të njohin Jeruzalemin (por Telavivin) si kryeqytet. Prandaj pranimi i një hapi të tillë, që e shndërron Kosovën si mish për top në betejën e të mëdhejve nuk do të kalojë pa pasoja. Pavarësisht nga kjo “kryeministri Hoti nuk kati asnjë mëdyshje për të nëshkruar këtë pikë që ia kishin imponuar amerikanët pa e pyetur” thotë burimi ynë. Pika tjetër dhe ndoshta më problematikja është ajo e mosmarrëveshjeve lidhur me liqenin e Ujmanit i cili për funksionet që kryen është i barabartë me ekzistencënose jo të shtetit të Kosovës. Kryeministri Hoti ishte i gatshëm ta nënshkruante ashtu sikurse e donin serbët dhe sikurse bënin presion amerikanët që donin me çdokusht një marrëveshje: pra se pika që parasheh ndarjen e resurseve të Liqenit të Ujmanit mes Kosovës dhe Serbisë duhej të mbetej e pandryshuar. Sikur të mos kishte qenë presioni i Ramush Haradinajt për këtë surprizë të papritur dhe kërcënimi me prishjen e koalicionit, i binduri, Avdullah Hoti, do ta kishte nënshkruar edhe këtë pikë. Por për fat të mirë ajo u shty për një kohë tjetër duke futur në mes ndërmjetësimin amerikan. “Vetëm pas insistimit të Haradinajt, pika që parashihte ndarjen e resurseve të liqenit mes Kosovës dhe Serbisë u riformuluan në këtë mënyrë më të pranueshme:”Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A.-së dhe me entitet e qeverisë, në fizibilitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë” thotë burimi i Lasi.al.Analiza/ Kosovë – Serbi, një marrëveshje pa marrëveshje
Pra në konkluzion mund të thuhet se në samitin pa marrëveshje të plotë të Uashingtonit, Vuçiç arriti të shmangë pikën 10 për njohjen reciproke, arriti ta detyrojë Hotin të nënshkruajë mini Shengenin dhe shpëtoi në minutat e fundit pa marrë edhe ndarjen mes dy shteteve të Ujmanit. Ai si dëm kolateral, pranoi vetëm zhvendosjen e ambasadës në Izrael. Ndërsa Avdullah Hoti, pranoi mini shengenin, përpak vuri në rrezik çështjen e liqenit të Ujmanit, e cila falë ndërhyrjen nga Prishtina u shty për më vonë dhe rrezikoi të krisë marëdhëniet me BE-në, Erdoganin dhe botën arabe, falë premtimit për të zhvendosur selinë diplomatike në “tokën e shenjtë”. ©Lapsi.al