Flash

Albërije Hadërgjonaj ndërpret kontratën me kompaninë që i menaxhonte këngët

Lapsi.al 8 September 2020
Albërije Hadërgjonaj ndërpret kontratën me kompaninë

Albërije Hadërgjonaj ka ndërprerë kontratën e saj me kompaninë që i menaxhonte kanalin e saj në YouTube, me pretendimin se po përfitonin nga puna e saj.Në një postim në Instagram, këngëtarja shkruan se është duke festuar shkëputjen nga Arkiva Shqip, dhe madje ka kontaktuar edhe avokatin e saj në SHBA për t’u marrë me çështjen.Ndër të tjera Albërija thotë se në momentin që nuk ka dashur të bashkëpunojë më me këtë kompani, kjo e fundit ka dashur t’i fshijë të gjithë historikun e karrierës.

“Duke festuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi me ARKIVASHQIP Shume artista shqipetare kan bere te njejtin veprim duke dëmtuar veten dhe duke pasuruar agjent te ndryshëm… Te gjitha këngët e mia i gjeni te kanali Alberije Hadergjonaj. @arkivashqip përveç se marrin me shume se ti per djersen tende ata ne moment qe nuk don te bashkëpunosh me ta te fshin te gjithë historikun e karrierës tende. Une si shtetase Amerike kam marr një avokat për këtë qeshtje… Si artiste me shume vite histori ju them te beni kujdes sepse ju kushton shuuume,dhe nuk merrni asgjë ne këmbim.. Tani këngët janë pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk te bejn artist!!! Se shpejti këngë te reja”, shkruan këngëtarja.

Nga ana tjetër, vetë kompania ka reaguar me një status fyes, duke pretenduar se ka qenë Albërija “emigrantja e viteve ’90” ajo që ka dashur të ndërpresë kontratën me pretekstin se nuk do të jetë pjesë e një kompanie “ku ka prostituta”.

Nuk ka vonuar as reagimi i këngëtares e cila shpreson që të gjithë artistët, pjesë e kompanisë të largohen nga “kthetrat mashtruese të saj”.

“Kam mbyllur çdo bashkëpunim me ju dhe shpresoj te gjithë të ikin nga kthetrat mashtruese! Kjo është gjuha dhe mënyra si i trajtoni artistet. TURP Jam e bindur qe @acromaxmediagmbh Po ta di çfarë mashtrimesh bëni ju kish me ju zhduk… Nejse …. Punë qe rregullohet por jetën time ju nuk keni të drejt ta fshini!!!!”.

Për çështjen në fjalë ka reaguar edhe vajza e Albërijes, Anxhelina e cila shprehet se mund t’ia heqin klikimet, po kurrë zërin të ëmës.iconstyle

Të këshilluara

Zac Efron, në një lidhje dashurie

Aktori Zac Efron së fundmi ka nisur një romance të re dashurie. E dashura e re e aktorit quhet Vanessa dhe  është një modele australiane . Së fundmi cifti ja...

12:30

Zamira Kita infektohet me Covid-19

Zamira Kita është infektuar me koronavirus. AbcNews bën me dije se bashkë me të është infektuar edhe bashkëshorti i saj. Pak orë më parë, Zamira Kita, e cila ës...

11:56

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46