Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Sërish ankesa për Ellen DeGeners

Lapsi.al 5 September 2020
Sërish ankesa për Ellen DeGeners

Muajt e fundit një nga ngjarjet që është lakuar shumë në mediat ndërkombëtare është skandali mediatik i programit të famshëm 'Ellen DeGeners Show'. Punonjës aktual, por dhe ish-punonjës kanë deklaruar në mënyrë publike dhe anonime mbi 'ambjentin toksik të punës' në program. Së fundmi ka thyer heshtjen dhe një nga figurat publike që punon krah Ellen, Andy Lassner. 53-vjeçari u kthye në Instagram për herë të parë në më shumë se një muaj të dielën, më 30 gusht dhe postoi një video në të cilën ai u drejtohej ndjekësve të tij. Duke iu referuar punës së tij krah Ellen, ai pranoi se "kanë kaluar disa muaj të ashpër".

"Kur i kalojmë këto gjëra, unë mendoj se ne mësojmë më shumë për veten tonë dhe ndoshta edhe rritemi. Por të them se nuk ka qenë e ashpër, do të ishte gënjeshtër dhe unë gjithmonë kam qenë i sinqertë me ju. Pra, eksperienca ka qenë e ashpër", -ka rrëfyer Lassner.

Pranë fundit të videos, ai përsëriti se ishte vetvetja dhe se do të kthehej në program.Postimi erdhi më pak se dy javë pasi një zëdhënës i Warner Bros tha për 'E! News' se prodhuesit ekzekutivë të lajmeve Ed Glavin dhe Kevin Leman, si dhe producenti bashkë-ekzekutiv Jonathan Norman ishin larguar nga spektakli rreth një muaj pasi filloi një hetim i brendshëm .Hetimi pasoi me një raport të mesit të korrikut nga 'BuzzFeed News' në të cilin një punonjës aktual dhe 10 ish-punonjës të 'Ellen DeGeneres Show' në mënyrë anonime pretendonin se spektakli kishte një mjedis pune "toksik", ndërsa ish-punonjës akuzuan prodhuesit ekzekutivë për sjellje të keqe ose ngacmim seksual.

'Variety', duke cituar një burim të njohur me programin, raportoi se 'Ellen DeGeneres Show' së fundmi ka zbatuar disa politika të reja për punonjësit, duke përfshirë dhe pagesën për orët ekstra. DeGeneres, e cila nuk kishte pretendime të bëra kundër saj, gjithashtu i kërkoi falje stafit të saj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46