Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

1 muaj pas shpërthimit, ekipet e shpëtimit indetifikojnë rrahje zemre nën rrënoja

Lapsi.al 4 September 2020
1 muaj pas shpërthimit, ekipet e shpëtimit indetifikojnë rrahje

Ekipet shpëtuese në Bejrut po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese pas raportimeve se një person mund të jetë gjallë, një muaj pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin libanez.

Pajisjet e specializuara me sensorë u dërguan në zonën Mar Mikhael pas raportimeve, ende të pakonfirmuara, se u dëgjua një rrahje zemre.

Teksa kalonin në ndërtesën e rrënuar të mërkurën, qeni i ekipit shpëtues dha një shenjë se brenda ishte një person i gjallë. Kur u kthye sërish në mëngjes qeni shkoi në të njëjtin vend dhe dha të njëjtën shenjë. Grupi më pas përdori një skaner për të kërkuar një rrahje zemre ose një frymë nga brenda dhe erdhi me pajisje për të gërmuar në rrënoja.

Një grup i madh njerëzish u mblodh në vendngjarje dje, ndërsa ekipi i shpëtimit nga Kili filloi të punonte. Ende nuk dihet nëse vërtet ka një njeri që është gjallë nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit ndërprenë kërkimet gjatë natës pasi nuk kishin vinça për të ngritur rrënojat, mes frikës se ndërtesa mund të shembet. Por vullnetarët lokalë vazhduan të punojnë me dorë, ndërsa një vinç i siguruar nga individë privatë ka mbërritur më vonë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë njerëzit po shpresojnë për një histori të mrekullueshme mbijetese.

Më shumë se 200 njerëz vdiqën dhe rreth 300,000 të tjerë mbetën të pastrehë nga shpërthimi i ndodhur më 4 gusht, kur 2,750 ton nitrat amoni shpërthyen pranë portit.

Populli libanez është ngritur në protesta për faktin që një sasi kaq e madhe materiali i rrezikshëm ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo në portin e qytetit, e cila ndodhet shumë afër zonave të banuara. Dorëheqja e qeverisë libaneze menjëherë pas ngjarjes nuk arriti t'i qetësonte protestuesit, të cilët u konfliktuan ashpër me policinë në qytet për disa net.

Të këshilluara

Berlusconi infektohet me Covid

Sipërmarrësi dhe politikani i vjetër është asimptomatik nga sëmundja dhe është vetëizoluar në shtëpi. Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zang...

19:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46