Flash

Meghan dhe Harry firmosin kontratën disa vjeçare me Netflix

Lapsi.al 3 September 2020
Meghan dhe Harry firmosin kontratën disa vjeçare me Netflix

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë një shtëpi të re tashmë: Netflix. 6 muaj pasi hoqën dorë nga anëtarësia në familjen mbretërore, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan, kanë firmosur një kontratë disavjeçare për të prodhuar emisione, dokumentarë, programe për fëmijë për platformën e famshme Netflix.

Sipas një deklarate të publikuar të mërkurën, çifti, i cili është transferuar në Santa Barbara, Californi, kanë në plan të fokusohen në disa histori nga jeta e tyre, por edhe në të tjera çështje sociale që gjithmonë i kanë pasur përzemër dhe që, sidomos gjininë femërore e kanë frymëzuar.

“Jetët tona, e secilit në mënyrë të pavarur, por edhe në çift, na kanë bërë të kuptojmë fuqinë e shpirtit njerëzor: kurajën, rezistencën dhe nevojën për të qenë të lidhur”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e çiftit. "Përmes punës sonë, me komunitete të ndryshme dhe në mjediset e tyre, për të ndezur një dritë mbi njerëzit dhe kauzat në të gjithë botën, fokusi ynë do të jetë krijimi i një përmbajtjeje që që informon, por edhe që jep shpresë. Si prindër të rinj, është e rëndësishme për ne të krijojmë programe frymëzuese familjare."

Princi ka punuar edhe për dokumentarin "Rising Phoenix", i cili u shfaq javën e kaluar në Netflix.

Ted Sarandos, një prej CEO-ve të Netflix, tha në deklaratë se Meghan dhe Harry “kanë frymëzuar miliona njerëz në të gjithë botën me vërtetësinë, optimizmin dhe lidershipin e tyre".

Ai tha se kompania është krenare që ata e kanë bërë Netflix shtëpinë e tyre krijuese, e cila mezi pret të tregojë histori frymëzuese që do të tërheqin vëmendjen e audiencave kudo që ndodhen".

Të këshilluara

Neymar ,i infektuar me Covid-19

Futbollisti, Neymar, ka rezultuar së fundmi i infektuar me Covid-19. Përmes një postimi në Twitter, klubi i futbollit të tij ka bërë të ditur se 3 prej lojta...

14:36

Meryem Uzerli,shtatzënë për herë të dytë

Aktorja  Meryem Uzerli, e njohur për rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm” ka ndarë me fansat lajmin e bukur. Në një...

13:05

Rihanna: Do ta dua gjithmonë Chris Brown

Në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtarja Rihanna ka habitur fansat pasi u shpreh se mendon se do ta dojë Chris Brown gjithmonë. Edhe pse reperi ushtro...

12:48

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI