Prej afro një viti, familja e Nikë Prendit banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë. Jashtë çdo kushti bazik të jetesës, ai ndan këtë barakë me bashkëshorten, të dy të moshuar, të sëmurë dhe me ilaçe.
Shtëpia iu shkatërrua plotësisht, që në tërmetin e parë të 21 shtatorit dhe bashkia nuk është interesuar as për t’u dhënë as edhe një çadër.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u takua nga afër me familjen që ka thuajse një vit që i ka humbur shpresat te ndihma e shtetit.
https://lapsi.al/2020/09/02/zgjedhjet-e-ardhshme-nje-fushate-mbi-germadhat-e-termetit-faktet-tronditese/
Kryefamiljari Prendi thotë se nuk ka marrë ende bonusin për rregullimin e shtëpisë pavarësisht se dokumentet i ka plotësuar të gjitha. Ai madje shprehet se ka frikë se shtëpia nuk do të rindërtohet më.
Kombinati është një nga zonat më të prekura në Tiranë nga të dy tërmetet të shtatorit dhe nëntorit 2019.