Kompania Thomas Sabo dhe ambasadorja e markës ,këngëtarja Rita Ora, kanë prezantuar koleksionin e ri vjeshtë/dimër për vitin 2020. Koleksioni “Magjia e Bizhuterive”, paraqet një mori dizajnësh të reja argjendi të pastër.Magjepsja, mjeshtëria dhe një prekje joshëse dallojnë stolitë. Pamja e tyre është një homazh për natyrën, mitet e tyre magjepsëse dhe simbolikën tërheqëse.Kompania  ka publikuar një fotografi ne faqen e saj zyrtare në Instagram  ku duket Rita, teksa reklamon bizhuteritë e reja.Linjat e koleksionit “Thomas Sabo X Rita Ora: The Magic Garden” është në dispozicion që nga 1 Shtatori 2020 ekskluzivisht në dyqanet e Thomas Sabo dhe në webfaqen e tyre