Flash

Njihuni me çmimin e shampanjës më të re në treg nga Brad dhe Angelina

Lapsi.al 2 September 2020
Njihuni me çmimin e shampanjës më të re në treg nga

Projektet e Hollywood-it mund të jenë në pritje për momentin, por ndërmarrja e përbashkët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie është ende në aktivitet të plotë. Në një intervistë me People, Pitt foli pak për daljen në treg të një shampanje nga marka e verës, “Miraval”, që ai dhe Jolie kanë. Një shampanjë rose e quajtur “Fleur de Miraval” është prodhimi më i ri i ish-bashkëshortëve, i cili pritet të dalë në treg në datën 15 tetor.

“Shampanja bën bashkë ndjesitë e kremtimit, cilësisë, prestigjit dhe luksit, por shampanja rose është ende relativisht e panjohur” u shpreh Pitt.

Më pas ai vazhdon:

“I mbështetur nga suksesi ynë me Miraval në Provence të Francës, doja që të përpiqeshim të krijonim një moment të rëndësishëm të markës, duke krijuar shampanjën rose dhe duke i përqendruar të gjitha përpjekjet tona vetëm në një ngjyrë.”

Pija e re është krijuar duke përdorur metodën tradicionale të marinimit dhe u prodhua brenda departamentit Champagne, në verilindje të Francës, në mënyrë që të klasifikohet si një shampanjë origjinale.

Ajo do të vijë e paketuar në një shishe të zezë, të hollë dhe me detaje të rozës së lehtë.

Çmimi i shitjes së shampanjës do të jetë $390.

“Rezultati është spektakolar dhe unë jam shumë krenar për këtë. Miraval nuk është një “verë të famshmish” për mua. Mbi të gjitha, është një pasuri e mrekullueshme, e jashtëzakonshme, me të cilën u dashurova dhe do vazhdoj të investoj për ta bërë një nga vendet më të mira në Provence."

Ai thotë se për prodhimin e verës, ka bashkëpunuar me familjen Perrin, që janë prodhues të saj prej 5 brezash.

“Së bashku, i jemi futur kësaj pune për një kohë afatgjatë. Nuk është diçka kalimtare.”

Të këshilluara

9 këshilla lidership-i nga Anna Wintour

Bizneset e suksesshme mund të variojnë nga produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë, por çelësi i suksesit të tyre varet kryesisht nga një element kyç i përbashkë...

15:09

Ndërron jetë Dj Erick Morillo

Dj Erick Morillo, i njohur për këngën, “I Like To Move it”, është gjetur i vdekur në Florida. Trupi i Erick u gjetnë një shtëpi në Miami sipas policisë. Vdek...

13:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI