Flash

Kanye West tregon arsyen e reagimit të tij kundrejt Taylor Swift në MTV Video Music Awards 2009

Lapsi.al 2 September 2020
Kanye West tregon arsyen e reagimit të tij kundrejt Taylor Swift në

Kanye West  se fundmi ka treguar arsyen që e shtyu ti drejtohej në atë mënyrë këngëtares Taylor Swift në MTV Video Music Awards në 2009.

Reperi asaj kohe vrapoi në skenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore ndërsa Taylor po pranonte çmimin për videon më të mirë për këngën e saj You Belong With Me.Kanye ndaloi Taylor të fliste dhe iu drejtua: “ Taylor, unë jam vërtet i lumtur për ty, po të lë të mbarosh, por Beyoncé kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave.”Në një intervistë të martën West pretendoi se reagimi i tij,  që krijoi hatërmbetje mes tij dhe Taylor ishte si rezultat i një fuqie më të lartë, që i dha informacion.Ai tha: “Tani për tani, Zoti po më jep informacion . Nëse Zoti nuk do që unë të vrapoj në skenë dhe të them se Beyoncé kishte videon më të mirë, ai nuk do të më kishte ulur në rreshtin e parë. Unë do të isha ulur mbrapa. Nuk do ta kishte bërë kaq qesharake një ide, sepse nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për këtë person, dhe Single Ladies është,i një nga videot më të mira të të gjitha kohërave”West gjithashtu u shpreh se ai nuk dëshiron që lidhja e tij me Zotin të duket e çuditshme .

Të këshilluara

Rita Ora ,imazh i kompanisë Thomas Sabo

    Kompania Thomas Sabo dhe ambasadorja e markës ,këngëtarja Rita Ora, kanë prezantuar koleksionin e ri vjeshtë/dimër për vitin 2020. Kole...

10:30

Si duket sot vajza 25-vjeçare e Eminem

Hailie Scott Mathers, vajza e reperit Marshall “Eminem” Mathers, duket se ia ka dalë mbanë të rritet si një vajzë aspak problematike, duke marrë parasysh se gat...

17:47

Nik Xhelilaj krah aktorëve më në zë turk

Nik Xhelilaj aktualisht ka një karrierë  të suksesshme mes Turqisë dhe Gjermanisë në fushën e kinematografisë.Sezoni i ri televiziv rikthen në ekran aktorin e n...

15:20

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI