Flash

Jessica Kadiu mohon të jetë në një lidhje me Robert Berishën

Lapsi.al 2 September 2020
Jessica Kadiu mohon të jetë në një lidhje me Robert

Vetëm pak javë më parë, Robert Berisha dhe Jessica Kadiu u kapën mat bashkë në një pikë karburanti rrugës për në Shqipëri.Por me sa duket gjërat mes tyre nuk janë si më parë, dhe kjo pas disa postimeve të Jessica-s në Instagram, e cila pohon se është beqare.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj  në Instastory, Jessica pohon se është single dhe se nuk ka kohë të merret me dikë pasi për të bërë një marrëdhënie të funksionojë duhet punë nga të dy.

“Jam duke plotësuar nevojat e mija së pari para se të plotësoj të dikujt tjetër”, shkruan ajo mes të tjerash.

Nuk e dimë nëse i referohet marrëdhënies me Robertin në veçanti, por Jessica duket shumë e zhgënjyer me meshkujt, madje i krahason ata me kosha plehrash.

Jessica ka vetëm pak ditë që është larguar në New York pas pushimeve në trojet shqiptare.

Ishte vetë ajo e cila muaj më parë pranonte lidhjen me Robert Berishën në një deklaratë bombë në Instagram, që bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

Roberti nuk ka pranuar asnjëherë të flasë për jetën e tij personale dhe vetëm pak javë më parë mohoi të jetë në një lidhje:

“Jo nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Ndërron jetë Dj Erick Morillo

Dj Erick Morillo, i njohur për këngën, “I Like To Move it”, është gjetur i vdekur në Florida. Trupi i Erick u gjetnë një shtëpi në Miami sipas policisë. Vdek...

13:05

Rita Ora ,imazh i kompanisë Thomas Sabo

    Kompania Thomas Sabo dhe ambasadorja e markës ,këngëtarja Rita Ora, kanë prezantuar koleksionin e ri vjeshtë/dimër për vitin 2020. Kole...

10:30

Si duket sot vajza 25-vjeçare e Eminem

Hailie Scott Mathers, vajza e reperit Marshall “Eminem” Mathers, duket se ia ka dalë mbanë të rritet si një vajzë aspak problematike, duke marrë parasysh se gat...

17:47

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI