Flash

Demi Lovato, letër publike drejtuar babait të ndjerë : E falënderoj për cdo gjë që kam marrë prej tij

Lapsi.al 2 September 2020
Demi Lovato, letër publike drejtuar babait të ndjerë : E

Së fundmi përmes 'Vogue' , këngëtarja Demi Lovato ka shkruar një letër  për babain e saj .

Në letër Demi flet për marrëdhënien  me të atin, Patrick Lovato. Pavarësisht raportit  me babain "abuziv", ajo shprehet se është ende shumë mirënjohëse që ka trashëguar më të mirat prej tij."Ishte përvjetori i vdekjes së tim eti, disa ditë pas ditës së Babait, periudhë shumë e vështirë e vitit për mua, por këtë vit diçka ndryshoi. Shkrova një letër mirënjohjeje për të, duke e falenderuar për gjithë gjërat që kam marrë prej tij. Ishte ky çlirim i bukur ndaj çdo inati që kisha për të që më bëri të kuptoj për herë të parë se nuk do të kisha më pengje në lidhje me raportin tim me të për gjithë pjesën e mbetur të jetës."I ati i këngëtares ndërroi jetë në 2013-ën dhe njerëzit shpesh e kujtojnë për marrëdhënien e nderlikuar që ka patur me të ëmën e saj, ndaj të cilës thuhej se ushtronte dhunë fizike. "Isha shumë konfuze kur ai ndërroi jetë sepse ishte njeri abuziv. Ai ishte i keq, por donte të bëhej njeri i mirë dhe donte të kishte familjen e tij. Kur mamaja ime u martua me njerkun, ai kishte një zemër aq të madhe dhe shpesh thoshte se ishte i lumtur që Eddie po kujdesej për ne dhe po bën detyrën që do të donte ai ta bënte."-u shpreh Lovato në 2015-ën.

 

Të këshilluara

9 këshilla lidership-i nga Anna Wintour

Bizneset e suksesshme mund të variojnë nga produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë, por çelësi i suksesit të tyre varet kryesisht nga një element kyç i përbashkë...

15:09

Ndërron jetë Dj Erick Morillo

Dj Erick Morillo, i njohur për këngën, “I Like To Move it”, është gjetur i vdekur në Florida. Trupi i Erick u gjetnë një shtëpi në Miami sipas policisë. Vdek...

13:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI