Flash

Romeo flet për largimin e Borës nga "Treshat" dhe mardhënien e veçantë me Jonidën

Lapsi.al 1 September 2020
Romeo flet për largimin e Borës nga "Treshat" dhe

Në fund të muajit korrik Jonida Maliqi ka dhënë një intervistë, ku ka folur për shumë gjëra private që ishim tepër kuriozë t’i mësonim, siç është për shembull marrëdhënia që ajo ka me prindërit e Romeos.

E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar se kanë një raport shumë solid dhe me vjehrrën ruan një raport shumë të mirë, teksa shprehu vlerësimet e saj për prindërit e partnerit. Tashmë rreth një muaj më vonë, është radha e Romeos të flasë e të na rrëfehet.Aktori ka dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur mbi marrëdhënien me mamanë e Jonidës që të gjithë e duan aq shumë, pas ekspozimit që këngëtarja i bën në rrjetet sociale.

Ai ka thënë fjalët më të mira për të, duke shtuar se kanë një raport të veçantë dhe unik.

Mamaja e Jonidës është aq pozitive sa është e vështirë mos ta duash dhe është kënaqësi të bisedosh me të. Kemi një raport të veçantë dhe unik.

Sa i përket pyetjes së madhe se çfarë do ndodhë me ta, pasi Bora u largua drejt Top Channel, Romeo tha se ata po bëhet gati për sezonin e ri i cili do jetë plot surpriza. Nuk dihet nëse kanë në plan të zëvendësojnë Borën me ndonjë moderatore tjetër, por na mbetet për tu parë.

Sakaq, Romeo shtoi se ai dhe dhe Donaldi janë duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit.

Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri. Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Show” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “show” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni.

Të këshilluara

Rikthehet 'La Casa De Papel'

“La Casa De Papel” do të kthehet me sezonin e pestë dhe të fundit në platformën  Netflix. Pas pezullimit të xhirimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit,...

14:25

Ed Sheeran, baba për herë të parë

Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë pasi partnerja e tij Cherry ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e ka dhënë personalisht këngëtari përmes një postimi...

12:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI