Flash

Ed Sheeran, baba për herë të parë

Lapsi.al 1 September 2020
Ed Sheeran, baba për herë të parë
Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë pasi partnerja e tij Cherry ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e ka dhënë personalisht këngëtari përmes një postimi në Instagram, ku tregon edhe emrin e veçantë të vogëlushes, Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ai shprehet se ndihet në qiellin e shtatë tani që është bërë baba, ndërsa u kërkon mediave të respektojnë privatësinë e tyre. “Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju … Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë këtu. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed x” Ed është shkëputur përkohësisht nga muzika, dhe ende nuk ka një datë se kur mund të rikthehet, veçanërisht tani që ka mjaft punë me statusin e ri të babait.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI