Andi Bushati:Tani Edi të puthet me Milon
Nga tre aleancat jo të forta partiake që tani po përgatiten të pasojnë sistemin e Gjukanoviçit, vetëm më e vogla ka një farë ideje se çfarë do të thotë të organizosh një shoqëri sipas rregullave neutrale dhe të detyrueshme për të gjithë. Shumë më i mundshëm se një ndryshim i madh social është që sistemi të mbijetojë pa Gjukanoviçin, dhe madje më shumë të ngjarë ka që presidenti i goditur të përfshihet në një sistem të ri, më të madh dhe më të hapur, por vështirë më pak të korruptuar. Marrëdhënie ambivalente ndaj Serbisë Keqkuptimi i dytë ka të bëjë me marrëdhëniet me Serbinë. Gjukanoviçi e çoi në vitin 2006 vendin e tij drejt pavarësisë megjithë rezistencën e madhe. Shumica e malazezëve që ishin asokohe kundër pavarësisë e konsiderojnë veten si serbë, por sipas kritereve aktuale ata nuk janë pakicë etnike por politike. Konflikti, i cili ende nuk është kapërcyer, fsheh faktin se i gjithë Mali i Zi, si shumica ashtu edhe pakica, ka një marrëdhënie ambivalente ndaj vendit fqinj që është dhjetë herë më i madh. Serbia nuk është me të vërtetë një vend i huaj; kush shpërngulet nga Mali i Zi dhe shkon në Beograd nuk është i huaj atje. Edhe për malazezët e vetëdijshëm fqinji mbetet i rëndësishëm – të paktën si një alter ego, por fshehurazi edhe si një pikë referimi, si një model ose si një zgjidhje rezervë, nëse udhëheqja e brendëshme bëhet shumë e sigurt në vetvete. Kushdo që bie nga sistemi Gjukanoviç shkon së pari në Serbi.Analiza pas zgjedhjeve/ Pse rrezikon të bierë regjimi i Gjukanoviçit
Shumica e malazezëve nuk duan ta konsiderojnë kombin e tyre si një kozmos më vete. Këtë gjë Gjukanoviqi, që ndryshe vepron me mjeshtëri, e shpërfilli kur iu kundërvu Kishës Ortodokse Serbe në vendin e tij dhe mbështeti Kishën Ortodokse Malazeze, e cila e konsideron veten si kishë e pavarur e malazezëve. Shpronësimi i planifikuar i pasurisë së kishës Ortodokse Serbe ishte për shumë votues një shenjë tjetër se presidenti i tyre po përpiqej për pushtet të plotë. Por ata nuk i besuan atij se mund ta bënte këtë. Bashkimi Evropian do të bëjë mirë të qëndrojë i qetë në marrëdhëniet e tij me Malin e Zi dhe të pranojë se rregullat për këtë shtet të vogël janë të ndryshme nga ato për fqinjët e tij tre deri në dhjetë herë më të mëdhenj. Kjo nuk do të thotë që Evropa duhet të mbyllë sytë kur ushtrohet dhunë, kur kritikuesit e qeverisë rrihen ose kur gazetarët që shtrojnë pyetje të pakëndshme i fusin në burg. Por atëherë, ndryshe nga Serbia, Komisioni i BE nuk do të jetë në gjendje të kërkojë një sistem drejtësie në të cilin nuk ndodhin më gjëra të tilla. Më mirë do të jetë që Komisioni i BE-së të dërgojë ministrin e Jashtëm të një vendi të fuqishëm të BE-së në Mal të Zi me mesazhin e qartë: kështu nuk shkon më! Raportet në Malin e Zi mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Por gjuha e pushtetit kuptohet mirë atje. DW

