Flash

Bella Hadid e veshur nga stilistja shqiptare në MTV VMA

Lapsi.al 1 September 2020
Bella Hadid e veshur nga stilistja shqiptare në MTV VMA
Dy netë më parë në Los Angeles u mbajt “MTV Video Music Awards 2020”, që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave si zakonisht.E padyshim në këtë ceremoni, vëmendje të madhe marrin edhe veshjet e yjeve. Bella Hadid u shfaq me look të veçantë me pantallona dhe një bluzë të tejdukshme në tapetin e kuq. Veshja e saj është stiluar nga Carlos Nazario dhe pakkush mund ta dijë por kjo veshje është realizuar nga dizajnerja e talentuar shqiptare, Nensi Dojaka, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër.Nensi ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto të super modeles, teksa ka shkruar: Bella Hadid dhe Carlos Nazario bënë ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse dhe shumë dashuri. Bella në VMA-s me një veshje nga koleksioni vjeshtë-dimër 2020 i prezantuar në Fashion Fest.
Po ashtu, modelja është kujdesur ta falenderojë publikisht shqiptaren e talentuar në Instagram, para dhjetëra milionë ndjekësish. Ajo ka shkruar: E veshur nga një dizajnere e re, tmerrësisht e talentuar @nensidojaka stiluar nga vëllai im @mr_carlos_nazario”.

Të këshilluara

Ed Sheeran, baba për herë të parë

Ed Sheeran është bërë baba për herë të parë pasi partnerja e tij Cherry ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e ka dhënë personalisht këngëtari përmes një postimi...

12:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI