Flash

3-vjeçarja ngatërrohet me bishtin e balonës dhe përfundon në ajër, video kthehet virale (VIDEO)

Lapsi.al 1 September 2020
3-vjeçarja ngatërrohet me bishtin e balonës dhe përfundon

Një festival me balona në Tajvan u kthye në një event të frikshmëm për pjesëmarrësit, kur një vajzë 3-vjeçare u ngatërrua në bishtin e një prej balonave gjigante, duke fluturuar lart në ajër.

 Videoja e aksidentit, e cila po qarkullon gjerësisht në mediat sociale, tregon disa njerëz që përgatisnin balonën e madhe për fluturim pranë një turme shikuesish. Balona duket teksa tundet nga era e fortë. Pastaj, organizatorët e lëshuan dhe ajo fluturoi, duke marrë me vete edhe një fëmijë që varet nga bishti. Nuk është e qartë se sa afër balonës ishte fëmija në tokë, apo si u kap pas saj.

Zhurmat mund të dëgjohen në video ndërsa fëmija ngrihet lart në ajër, duke u tundur egërsisht nga balona dhe era. Fëmija qëndroi në ajër për rreth 30 sekonda para se balona të afrohej pranë tokës aq sa njerëzit ta kapnin dhe ta merrnin.

Vajza u dërgua menjëherë në spital me nënën dhe stafin e festivalit. Fatmirësisht ajo pësoi vetëm disa lëndime të vogla dhe gërvishtje në fytyrë dhe qafë.

Në një deklaratë në Facebook, kryetari i Bashkisë Hsinchu Lin Chih-chien kërkoi falje për incidentin dhe tha se festivali u pezullua menjëherë për sigurinë e pjesëmarrësve. Ai përfundoi duke u shprehur se do t'i rishikojnë rrethanat për të parandaluar që aksidente si ky të ndodhin përsëri.

Të këshilluara

4 përfitimet e lëkurës nga dushi i ftohtë

Të lahesh me pak ujë të ftohtë vjen me shumë përfitime për lëkurën. 1. I jep lëkurës shkëlqim Një shpëlarje në fund të dushit me ujë paksa të ftohtë e ndihm...

15:00

4 gabimet që pengojnë rënien në peshë

Vrapi është një nga aktivitetet fizike që rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim. Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit t...

15:30

4 mënyra që stimulojnë rritjen e flokëve

1. Kujdesuni për skalpin tuaj Rritja e flokëve fillon nga brenda-kështu të kujdeseni për rrënjën e flokëve është pjesa e parë e rëndësishme. E  mira është që h...

16:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI