Flash

Tension mes treshes Scott, Kourtney dhe Sophia

Lapsi.al 31 August 2020
Tension mes treshes Scott, Kourtney dhe Sophia

Dyshja e njohur Scott Disick dhe Sofia Richie, i dhanë sërish fund marrëdhënies së tyre në muajin gusht.

Shkak për këtë janë bërë pushimet e Scott-it me Kourtney-n dhe fëmijët e tyre.

“Gjërat janë gjithmonë të tensionuara mes tyre kur Scott largohet me Kourtney”,- ka treguar një burim për “E!News”.

Scott përpiqet të kalojë sa më shumë kohë të mundet me fëmijët e tij, por prania e Kourtney-t duket se nuk i pëlqen aspak Sofia-s, aq sa çon edhe në ndarjen e çiftit.

Mirëpo, rastësia është mbret i botës dhe në një vend aq të madh, Scott së bashku me Kourtney-n kanë zgjedhur të darkojnë në të njëjtin restorant ku ndodhej Sofia!

Burime për “Entertainment Tonight” kanë treguar se ata kanë qenë në të njëjtin restorant në Malibu, ndërsa Sofia ka ikur kur Scott dhe Kourtney janë futur për të darkuar.

Ende nuk e dimë ç’ka ndodhur brenda në restorant, por merreni me mend vetë ç’situatë e tensionuar është krijuar mes palëve!

Të këshilluara

Adele kritikohet nga fansat për look-un e saj

Këngëtarja Adele është perfolur në media për ndryshimin e pësuar në look. Ajo ka arritur të heq plot 40 kilogramë dhe ka tërhequr vëmendjen e fansave të cilë...

14:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI