Flash

Marrja vetëm 1 herë e vaksinës kundër Covid nuk do jetë e mjaftueshme

Lapsi.al 31 August 2020
Marrja vetëm 1 herë e vaksinës kundër Covid nuk do jetë

Edhe kur bota të ketë vaksinën kundër koronavirusit, njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për 2 doza dhe jo vetëm 1 dhe kjo mund të shkaktojë probleme. Në një shkrim të gjatë të CNN thuhet se një nga problemet kryesore është shpërndarja e vaksinës dhe furnizimi i vendeve.

Shqetësimi tjetër i madh është bindja e njerëzve për ta marrë vaksinën. Sipas analizës së bërë bindja e njerëzve që të shkojnë për të bërë vaksinën jo një herë, por dy herë, mund të jetë e frikshme për ta.

“Nuk ka dyshim se ky do të jetë programi më i ndërlikuar, më i madh i vaksinimit në historinë njerëzore, dhe do të ketë një tjetër nivel përpjekjeje, sofistikimi, që ne kurrë nuk e kemi provuar më parë,” - tha Kelly Moore, mjeke në Universitetin Vanderbilt.

Dy nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kundër Covid-19, Moderna dhe Pfizer, tani janë në “Fazën 3” të provave klinike. 30 mijë vullnetarë po marrin dy doza nga Moderna në një distancë kohore prej 28 ditësh dhe me 21 ditë te Pfizer. AstraZeneca pritet të fillojë provat e “Fazës 3” këtë muaj. Novavax ende nuk ka filluar provat e Fazës 3 por ka përdorur 2 doza në provat e tyre të mëparshme.

Në provat e ardhshme të “Fazës 3” të Johnson & Johnson, disa pjesëmarrës do të marrin një dozë dhe të tjerët do të marrin dy doza. Nuk është për t’u habitur që njerëzit të kenë nevojë të vaksinohen 2 herë, pasi shumë vaksina të Hepatitit A dhe vaksina Herpes – kërkojnë dy doza. Disa sëmundje kërkojnë edhe më shumë se kaq. Fëmijët marrin 5 doza të vaksinës DTaP, e cila i mbron ata nga difteria, tetanozi dhe pertusis.

Sipas sondazhit të CNN këtë muaj, 40% e amerikanëve deklaruan se nuk do të vaksinohen edhe nëse është falas. Pavarësisht se ka persona që duan të vaksinohen, të sigurosh 660 milion doza për 330 milion amerikanë dhe t’i bindësh të vaksinohen 2 herë duket si mision i pamundur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46