Flash

Çfarë gënjeshtre fshihet pas fotos së Lady Dianës dhe prince Charles

Lapsi.al 31 August 2020
Çfarë gënjeshtre fshihet pas fotos së Lady Dianës dhe

23 vjet më parë, më 31 gusht 1997, do të humbte jetën në një aksident tragjik Princesha Diana, të cilën ende dhe sot vazhdojnë ta quajnë “nëna e shumë nismave filantropike”.

Përpjekjet e saj për të ngritur shqetësime humanitare jo vetëm e “bënë monarkinë britanike të dukej më njerëzore”, por rrëmbyen edhe vëmendjen e mbarë botës. Dianën, sot e njohin si “Princesha e Popullit”. Në një intervistë të realizuar në vitin 1995, dy vjet përpara vdekjes, ajo thoshte se do “t’i pëlqente që të ishte mbretëreshë”.

Martesa e Princeshës Diana dhe Princit Çarls është ende ndër temat më të diskutuara sa herë përmendet Lady Diana.

Të gjithëve ne na është krijuar përshtypja se dimë çdo gjë për ta, por dita-ditës sa vjen dhe del ndonjë detaj i ri të shumë mistereve që mbuluan historinë e tyre brenda mureve mbretërore.

Fotografitë e çiftit, të bëra kryesisht nga fotografi i familjes mbretërore, tregojnë në fakt, të njëjtën gënjeshtër: princi Çarls është më i gjatë se princeshë Diana.

Fotografi, qëllimisht ka dashur të vërë në dukje se Çarls është më i gjatë se Diana, në mënyrë që ai të krijojë përshtypjen e një ‘mburoje’ si dhe ky supozohet të jetë një çift ideal: burri më i gjatë se gruaja.

Vetëm se, kohët e fundit, gazetarët zbuluan “gënjeshtrën” e fotove. Në të vërtetë, Princi Charles dhe Princesha Diana ishin në të njëjtën lartësi.

Diana “detyrohej” që në foto të qëndronte një shkallë më poshtë ose të peshonte në njërën këmbë për t’u dukur më e shkurtër se Çarls dhe për të treguar pamjen harmonike të çiftit.

Sipas ekspertëve, kjo gjë është bërë posaçërisht për të vënë në dukje statusin e Çarls dhe rolin udhëheqës të tij në familje.

Të këshilluara

Bella Hadid 'ribashkohet' me The Weeknd

 Modelja Bella Hadid është “ribashkuar” me ish-të dashurin e saj The Weekend   për “MTV Video Music Awards” 2020 në New Jork.  Burime pranë dyshes janë shp...

14:54

Adele kritikohet nga fansat për look-un e saj

Këngëtarja Adele është perfolur në media për ndryshimin e pësuar në look. Ajo ka arritur të heq plot 40 kilogramë dhe ka tërhequr vëmendjen e fansave të cilë...

14:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI