Flash

Komenti/ Si Angela Merkel ia del të menaxhojë me sukses krizat

Lapsi.al 30 August 2020
Komenti/ Si Angela Merkel ia del të menaxhojë me sukses krizat

Jo sallë e tejmbushur, asnjë lloj trazire e të qeshura, pak kamera. Rregullat e distancës respektohen me rreptësi, shumë pyetje vijnë nga hapësira virtuale. Kjo konferencë shtypi që mbahet tradicionalisht si çdo verë është ndryshe nga të tjerat. Vetëm një person vepron me rutinë, si gjithmonë. Angela Merkel. E fokusuar dhe faktike ajo prezanton strategjinë e saj të veprimit. Dhe rrezaton qetësi e siguri, e kundërta e të papriturave që sjell me vete pandemia.

Tre mesazhe të kancelares

Konferenca e shtypit është për kancelaren skena, që asaj i duhet për të bindur qytetarët në krizën e Coronës. Tre mesazhe të qarta ka Merkel me vete: Fëmijët nuk duhet të bëhen humbësit e krizës, ekonomia duhet të vazhdojë të prodhojë dhe shoqëria duhet të ruajë unitetin. Këto janë temat, që i preokupojnë qytetarët në këto momente.

Si një studiuese shkencash e shoqëron Angela Merkel vendin përgjatë pandemisë, e këtë me vetëbesim të dukshëm. Kuptohet, se rifitimi i popullaritetit e ka forcuar Merkelin. Vlerat në sondazhe janë sërish në nivele rekord. Si menaxhere e krizave ajo ka fituar pikë.

"Çdo ditë vlen”, tha Merkel. Ajo nuk dëshiron të humbasë kohë e do t'i çojë shumë gjëra përpara në vitin e saj të fundit qeverisës. Por realiteti është ndryshe: Temat kardinale të së ardhmes si ndryshimi i klimës, digjitalizimi, që ishin me rëndësi që para krizës së Coronës, nuk janë më në qendër. Impulse të reja nuk ka, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigjet e sigurtë dhe me detaje.

Të qëndrojmë në dialog

Edhe në politikën e jashtme, presidentja e presidencës së BE, Merkel i qëndron strategjisë së njohur: ruajtja e dialogut. Me partnerin e vështirë, Rusinë, kinezët e plotfuqishëm, dhe manipuluesin e zgjedhjeve në Bjellorusi. Përpjekja për të ruajtur të gjitha kanalet e bisedimeve, edhe pse qëndrimet mund të jenë shumë larg. Aty shfaqet Angela Merkeli e parehatshme, që këmbëngul në zgjidhje dhe kërkon përgjigje, që shpesh edhe nuk i merr.

Në fund mbetet përshtypja: Kancelarja di të menaxhojë kriza, por Corona mbetet një superkrizë. E atë që nuk do arrijë ta zgjidhë dot kjo qeveri, mbetet si detyrë për qeverinë e ardhshme federale gjermane. /DW

Të këshilluara

Si i ka ndryshuar Trump republikanët

Presidenti e ka riorganizuar partine në imazhin e tij, dhe një gjeneratë e re e konservatorëve po përpiqet të mësojë dhe të coje perpara mësimet qe u nxorren ng...

18:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46