Flash

J Balvin rrëfen betejën me Covid-19

Lapsi.al 29 August 2020
J Balvin rrëfen betejën me Covid-19

Këngëtari i famshëm latin J Balvin, ka rrëfyer eksperienën e vështirë me COVID-19 dhe ndjesitë që ka përjetuar për shkak të këtij vitusi.

Në një postim në Instagram, ai shkruan se për një çast e humbi shpresën, si pasojë e simptomave të rënda që kishte nga virusi.

“A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua”- ka shkruar J Balvin.

Tashmë, ai e ka kaluar virusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, por po tregohet më i kujdesshëm se kurrë.

Të këshilluara

Dua Lipa publikon albumin e ri

Pas publikimit të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” në mars që mori vetëm vlerësime pozitive nga kritikët dhe u përqafua menjëherë nga publiku, menduam ...

19:22

Përfundon në spital aktorja turke

Birce Akalay ka përfunduar në spital pasi nuk është ndjerë mirë. Aktorja e cila u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri Bardhezi” ka...

17:18

Birce Akalay përfundon në spital

Aktorja turke Birce Akalay e njohur për rolin e saj "Asllë'' në filmin "Dashuri Bardhë e Zi" ka përfunduar në spital. Birce ka nisur së fundmi xhirimet për s...

16:00

Investimi i Burak Ozcivit për të birin

Aktori turk Burak Ozçivit i njohur për rolin e tij në serialet "Osman" dhe "Sulejmani i madhërishëm" ka ndërmarr nje vendim për të ardhmen e djalit të tij me ak...

15:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI