Flash

Meghan Markle e zhgënjyer nga Kate Middleton për këtë arsye

Lapsi.al 28 August 2020
Meghan Markle e zhgënjyer nga Kate Middleton për këtë arsye

Meghan Markle u ndje e zhgënjyer që Kate Middleton nuk i ofroi një mbështetje më të madhe, të paktën kështu bën të ditur korrespodenti mbretëror, Omid Scobie. Ai tha se marrëdhënia e ftohur e Princit Harry me Princin William gjithashtu ndikoi që dy kunatat të mos krijonin asnjëherë një lidhje të ngushtë. Duke folur në podcastin The Heirpod, bashkëautori i biografisë së Harry-t dhe Meghan-it, “Finding Freedom”, tha se mes Meghan dhe Kate nuk ka pasur kurrë luftë, mirëpo kishin një marrëdhënie sipërfaqësore. Ai tha se edhe pse ato të dyja u shfaqën së bashku në disa dalje publike, kjo nuk bëri që mes tyre të lindte miqësia.

“Meghan priste një mbështetje më të madhe nga Kate dhe kjo ishte një nga gjërat që e la atë pak të zhgënjyer... pasi kishte raste që ajo me të vërtetë do ta vlerësonte një mbështetje nga ana e saj”, -tha ai.

Megjithatë, autori shtoi se Dukesha e Kembrixhit mund të ketë qenë shumë e zënë për të ndihmuar Meghan-in.

Të shumtë janë ata që thonë se mungesa e një marrëdhënieje të ngushtë midis dy grave të familjes mbretërore, mund të ketë qenë rezultati krisjes së marrëdhënies midis Harry-t dhe William-it.

Megjithatë, në çdo dalje publike, Meghan dhe Kate janë munduar të tregohen të përzemërta me njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë buzëqeshje para fotografëve. Se cila ka qenë arsyeja pse ato kurrë nuk u bënë mikesha, ende nuk dihet dhe derisa të merret vesh mediat do të vazhdojnë të aludojnë.

Të këshilluara

Birce Akalay përfundon në spital

Aktorja turke Birce Akalay e njohur për rolin e saj "Asllë'' në filmin "Dashuri Bardhë e Zi" ka përfunduar në spital. Birce ka nisur së fundmi xhirimet për s...

16:00

Investimi i Burak Ozcivit për të birin

Aktori turk Burak Ozçivit i njohur për rolin e tij në serialet "Osman" dhe "Sulejmani i madhërishëm" ka ndërmarr nje vendim për të ardhmen e djalit të tij me ak...

15:30

Këngëtari shqiptar Xeni infetohet me Covid

Shkelzen Jetishi ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Lajmin e ka dhënë personalisht këngëtari i muzikës popullore, i cili ka konfurmuar se ka dalë pozitiv...

13:53

Fejohet Liam Payne

Liam Payne dhe e dashura e tij Maya Henry janë fejuar pas 2 vitesh në një lidhje.Ylli i One Direction 26 vjeç, i ka propozuar partneres me një unazë të mahnitsh...

12:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI