Flash

Dua Lipa publikon albumin e ri

Lapsi.al 28 August 2020
Dua Lipa publikon albumin e ri

Pas publikimit të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” në mars që mori vetëm vlerësime pozitive nga kritikët dhe u përqafua menjëherë nga publiku, menduam se kishte ardhur koha që Dua të merrte disa pushime për të shijuar një sukses të merituar.

Përkundrazi, muajit e fundit e kemi parë këngëtaren shumë të angazhuar dhe duket se viti 2020 nuk ka mbaruar me kaq.

Siç na kishte paralajmëruar Dua Lipa dhe Blessed Madonna kanë publikuar sot albumin e ri, i cili është remix i “Future Nostalgia”.

Albumi, i quajtur Club Future Nostalgia, përmban këng me Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gwen Stefani, si dhe remixe nga Yaeji, Moodymann, Mark Ronson, Jayda G, Joe Goddard, Z. Fingers, etj.

Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.

Kjo pasi frytet e super suksesit të këtij albumi kanë filluar të ndjehen dhe po i japin mundësi Duas të thyejë shumë rekorde.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

Të këshilluara

Përfundon në spital aktorja turke

Birce Akalay ka përfunduar në spital pasi nuk është ndjerë mirë. Aktorja e cila u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Asllë” në serialin “Dashuri Bardhezi” ka...

17:18

Birce Akalay përfundon në spital

Aktorja turke Birce Akalay e njohur për rolin e saj "Asllë'' në filmin "Dashuri Bardhë e Zi" ka përfunduar në spital. Birce ka nisur së fundmi xhirimet për s...

16:00

Investimi i Burak Ozcivit për të birin

Aktori turk Burak Ozçivit i njohur për rolin e tij në serialet "Osman" dhe "Sulejmani i madhërishëm" ka ndërmarr nje vendim për të ardhmen e djalit të tij me ak...

15:30

Këngëtari shqiptar Xeni infetohet me Covid

Shkelzen Jetishi ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Lajmin e ka dhënë personalisht këngëtari i muzikës popullore, i cili ka konfurmuar se ka dalë pozitiv...

13:53

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI