Flash

Sara Harding e prekur nga kanceri i gjirit: Po përparon në pjesë të tjera të trupit

Lapsi.al 27 August 2020
Sara Harding e prekur nga kanceri i gjirit: Po përparon në pjesë

Këngëtarja e grupit 'Girls Aloud', Sarah Harding së fundmi ka ndarë me ndjekësit lajmin e diagnostikimit me  kancer të gjirit.

Nëpërmjet një postimi në instgaram, këngëtarja u shpreh më shumë rreth kësaj teme. Ndërkohë,sipas mediave  Sarah, u ka treguar fillimisht  Cheryl, Nadine Coyle, Kimberley Walsh dhe Nicola Roberts, vajzave të grupit “Girls Aloud” para se të njoftonte publikisht se kanceri i gjirit kishte ‘avancuar’.“Shpresoj që të gjithë të jeni mirë  gjatë këtyre kohërave të pasigurta. Unë nuk kam postuar për kaq shumë kohë, faleminderit të gjithëve që kanë arritur të më mirëkuptojnë. Tani them që është koha e duhur për të treguar atë që po ndodh. Nuk është e thjeshtë ta thuash dhe ta shkruash. Këtë vit u diagnostikova me kancer të gjirit,ndërsa para disa javësh mora një lajm shkatërrues që kanceri ka përparuar në pjesë të tjera të trupit tim.Tani po kaloj disa seanca javore të kimioterapisë dhe po luftoj me aq sa mundem.  Javën e kaluar u shkruajt se unë isha parë në spital, kështu që mendoj se tani është koha t’i informoj njerëzit me atë se çfarë po ndodh dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta mësuar. Nëna ime e mrekullueshme, familja dhe miqtë e afërt po më ndihmojnë në këtë drejtim, dhe dua t’ju them një falënderim për mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm të NHS që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë heronj. Ndërkohë shpresoj që të gjithë do ta kuptoni dhe respektoni kërkesën time për privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë. Ju dërgojë të gjithëve shumë dashuri.”, ka shkruar Sarah Harding në Instagram.Pas këtij lajmi reaguan dhe vajzat e grupit. Cheryl ndau një emoji të zemrës së thyer duke shprehur dhimbje për lajmin.Walsh deklaroi se ndihej e trishtuar për këtë lajm bombë.“Zemra ime është e thyer. Ti je e fortë dhe e guximshëm dhe ne jemi me ty në çdo moment. ” tha Walsh.Coyle shkroi në Instagram se do ti gjendet gjithmonë afër.“Unë të dua. Gjithmonë ke qenë në gjendje të arrish mrekulli kur ka qenë e nevojshme! Unë jam këtu për ty në të gjithë rrugën tënde dhe gjithmonë do të jemë!! “, shkroi Coyle.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI