Flash

Plazhe të pasigurta/ Shtohen fatalitetet, dështon projekti i 1 mijë rojeve bregdetare

Lapsi.al 27 August 2020
Plazhe të pasigurta/ Shtohen fatalitetet, dështon projekti i 1

Ka qenë një ngjarje e dhimbshme ajo që ndodhi në plazhin e Rrushkullit në Durrës pasditen e së mërkurës, ku një vogëlushe 9-vjeçare dhe babai i saj 44 vjeç humbën jetën në det. Në fillim fëmija ishte futur në ujë dhe po lahej e vetme, kur papritur u mor nga dallgët. Me ta vënë re, i ati ka vrapuar për ta nxjerrë, por duket se përpjekjet kanë qenë fatale edhe për të.

Familja nga Tirana kishte shkuar për të pushuar në plazhin pranë Rrushkullit, që ndodhet në pjesën veriore të Durrësit, një zonë pa infrastrukturë dhe pa kullë vrojtimi.

Babë e bijë u dërguan me urgjëncë në spital me shpresën se do të mbijetonin, por përpjekjet e plazhistëve të tjerë ishin të kota. Fatkeqësisht ata janë dy rastet e fundit të një serie ngjarjesh të rënda, që po ndodhin gjithnjë e më shpesh në plazhet e Shqipërisë.

Në ditët e fundit janë 4 pushuesit që janë mbytur vetëm në plazhin e Durrësit, një nga plazhet me dendësinë më të madhe në vend, që reflekton më së miri dështimin me garantimin e sigurisë nga ana e autoriteteve.

Shifrat e pushuesve që humbin jetën mes dallgëve të detit për këtë vit janë më të larta se një vit më parë. Sipas statistikave të policisë, janë 24 të mbytur që nga fillimi i verës këtë sezon. Në muajin Qershor humbën jetën 2 pushues në det, në Korrik 10, ndërsa këto javë të Gushtit, pushuesit që kanë humbur jetën kanë qenë 12 persona.

Një vit më parë, sipas regjistrave të policisë, në muajt e verës humbën jetën 22 persona.

Të gjithë viktimat kanë qenë me pushime në bregdet, thotë policia, që mes shkaqeve kryesore të ngjarjeve rendit kontaktin me ujin e ftohtë që mund të sjellë atak kardiak, kryesisht për moshat e mëdha. Në rastet e tjera ka qenë pakujdesia, pasi pushuesit kanë hyrë në det në kohë të keqe dhe e kanë pasur të pamundur të kthehen në breg për shkak të dallgëve të larta.

3 zonat me numrin më të lartë të atyre që humbin jetën në det janë Durrësi, Velipoja dhe Shëngjini, ku ka edhe më shumë pushues. Shumica e atyre që nuk kanë mbijetuar janë të moshave 60-75 vjeç.

Por me sigurinë në plazhe është propaganduar shumë në fillim të sezonit turistik, e sërish kjo është thembra e Akilit e plazheve të Shqipërisë. Strukturat e sigurisë në plazhe ekzistojnë, por shpesh ato janë bosh. Rojet bregdetare mungojnë, duke e bërë edhe më të qartë neglizhencën dhe braktisjen nga ana e autoriteteve.

Në fillim të sezonit të plazhit, Blendi Klosi mblodhi një grup të rinjsh të punësuar si roje bregdetare për t'i nxitur në punën e tyre. Me pompozitet, rojeve bregdetare iu jepen detyra të tjera veç asaj për të shpëtuar jetë njerëzish.

"Struktura juaj me 1 mijë djem dhe vajza të stërvitur profesionalisht, por edhe nga pikëpamja fizike, të përgatitur për të dhënë ndihmën e parë do të jetë një sistem i plotë, i mirë funksionimit të plazheve tonë. Për të gjithë problematikat që duhet të gjenden në vijën bregdetare. Për të ruajtur jetën për të pasur njoftim të organeve ligj zbatuese në rast ngjarjesh të ndryshme, që mund të ndodhin në plazh, për të dhënë garanci dhe siguri tek pushuesit që ka një njeri që kujdeset për jetën e tyre dhe për gjithë sistemin dhe po ashtu për të krijuar një rrjet komunikimi me të gjithë ju për çdo problematikë sidomos në kuadër të ruajtjes së jetës dhe pastërtisë në plazhet tona,”- i tha Klosi të rinjve të punësuar si roje bregdetare.

Në fund të sezonit turistik është e qartë se rastet e jetëve të humbura në plazhe kumbojnë fort për të reflektuar se propaganda nuk mjafton. Fjalët e ministrit i ka marrë era, ndërsa pushuesit mbeten edhe pak ditë siç kanë qenë, në dorë të zotit.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI