Flash

Ky është mesazhi i Rita Orës për qytetarët kosovar

Lapsi.al 27 August 2020
Ky është mesazhi i Rita Orës për qytetarët kosovar

Situata e koronavirusit në Kosovë është shqetësuese. Çdo ditë raportohen në vend qindra të infektuar dhe, për fat të keq, ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave. Për këtë arsye, edhe këngëtarja shqiptare me origjinë shqiptare, ka dërguar një mesazh për Kosovën duke shprehur shqetësimin e saj për situatën e rëndë që po kalon vendi.

Si ambasadore e UNICEF-it, bashkë me mesazhin për sigurinë e fëmijëve në të gjithë botën, Rita i drejtohet popullit të Kosovës duke i kërkuar të mbajë maskën në çdo kohë.

Bashkë me lutjet për kujdes maksimal të higjienës, ruajtjen e distancës fizike, por edhe mbajtjen e maskës, Rita thotë se mezi pret të kthehet në Kosovën pa virus për të kënduar për popullin e saj.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.

Unë e vendos maskën sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendoseni maskën! Ju dua!"

Të këshilluara

Ndërron jetë babai i 'James Bond'

Babai i aktorit Daniel Craig ka ndërruar jetë pas betejës me kancerin e mëlcisë. Daniel dhe i vëllai Harry i qëndruan tek koka e krevatit gjatë gjithë kohës ...

15:05

Njihuni me të dashurën e re të Brad Pitt

Brad Pitt është fotografuar teksa mbërriti në Francë me një avion privat me modelen 27-vjeçare Nicole Poturalski.Aktori 56-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, i cili...

14:10

Rihanna dhe Asap Rockey flirtojnë publikisht

Ajo është përfolur për një lidhje romantike me ASAP Rocky në janar. Dhe Rihanna la të kuptohej se gjërat mes tyre mund të mos jenë mbyllur përgjithmonë në aspek...

13:27

TikTok hedh në gjyq qeverinë amerikane

Aplikacioni  TikTok, ka vendosur të hedhë në gjyq qeverinë amerikane, e cila ka kërkuar bllokimin e tij në SHBA. Trump i ka shpallur ‘luftë’ të hapur aplikac...

14:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI