Flash

4 gabimet që pengojnë rënien në peshë

Lapsi.al 27 August 2020
4 gabimet që pengojnë rënien në peshë

Vrapi është një nga aktivitetet fizike që rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim. Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit të rregullt e të përditshëm, ata nuk dobësohen, madje shtojnë në peshë.

1.Mos vraponi përditë

Vrapi është padyshim një aktivitet fizik i shkëlqyer, por nëse e bëni atë çdo ditë, pasojat do të jenë serioze, jo vetëm për shëndetin por edhe peshën. Nëse ju vraponi çdo ditë, trupi nuk do të ketë kohën e duhur për tu rimëkëmbur dhe për të pushuar. Gjasat janë që të pësoni një lëndim fizik, për shkak të të cilit do të detyroheni të qëndroni në divan me orë të tëra, duke e tepruar me të ngrënin.Ju duhet të vrapni 1-3 herë në javë me një intensitet të lartë dhe një 1-2 herë në javë vrap me intensitet mesatar. Përvec tyre, mund të kryeni edhe joga dhe masazh.

2.Mos bini pre e rutinës

Duke rënë pre e rutinës, pra shpejtësisë, kilometrave dhe rrugës, nuk e ndihmoni trupin të humbasë kilogramët e tepërt. Nëse trupi përshtatet me disa variabla, pra frekuenca, intensiteti, koha dhe lloji i aktivitetit, atëherë do të ruajë peshën që ka. Nga ana tjetër ndjekja e të njëjtave lëvizje apo rrugë vë në punë të njëjtët fibra muskularë ndërkohë që të tjerë janë të paaktivizuar. Kësisoj rrezikoheni të lëndoheni. Secili vrap që bëni duhet të jetë i ndryshëm, jo vetëm në intensitet por edhe në rrugë.

3.Mos u ekzaltoni para kohe

Shpesh ndodh që një aktivitet fizik intens shteron depozitat e karbohidrateve dhe më pas nxit oreksin. Njerëzit kanë tendencën të mbivlerësojnë kaloritë e humbura dhe më pas i zëvendësojnë ato shumë shpejt me një vakt të plotë me karbohidrate sepse në aspektin psikologjik ato ndihen sikur kanë nevojë të furnizohen me energji dhe të shpërblehen për mundin. Kjo është arsyeja përse vrapi është një mekanizëm shumë i paparashikueshëm për rënien nga pesha tek i cili nuk mund t’i varësh plotësisht shpresat.

4.Mos e injoroni ngritjen e peshave

Ata që vrapojnë, besojnë se ngritja e peshave mund t’i ngadalësojë, por gabohen. Një atlet i mirë duhet të rrisë masë muskulare dhe të tresë depozita dhjamore në të njëjtën kohë, dhe kjo arrihet nëpërmjet trajnimeve intensive. Muskuj të fortë, vrap i shpejtë dhe ky i fundit të ndihmon të biesh nga pesha, vetëm nëse ruan ekuilibrat me ushqimin.

Të këshilluara

4 mënyra që stimulojnë rritjen e flokëve

1. Kujdesuni për skalpin tuaj Rritja e flokëve fillon nga brenda-kështu të kujdeseni për rrënjën e flokëve është pjesa e parë e rëndësishme. E  mira është që h...

16:30

Pijet qe ju japin energji gjatë ditës

1- Çajra Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar dhe për më tepër, energjia do t’ju zgjasë me shumë.  ...

12:30

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI