Flash

Si po i përjetojnë momentet e fundit të shtatëzanisë Gigi dhe Zayn

Lapsi.al 26 August 2020
Si po i përjetojnë momentet e fundit të shtatëzanisë

Gigi Hadid do të lindë fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj Zayn Malik në shtator dhe na ndajnë vetëm disa ditë nga momenti i shumëpritur. “E! Online” ka marrë të dhëna nga një burim për mënyrën sesi çifti po kalon pjesën e fundit të shtatzënisë së modeles. Ata janë në New York, ku Gigi dëshiron të lindë. (Kujtojmë se çifti është fotografuar nga paparacët kur mbërritën në këtë qytet të mërkurën, 19 Gusht). Kohët e fundit Gigi ka ndarë fotot e apartamentit të mobiluar 5.8 milionsh $, ku ajo dhe Malik po jetojnë -për të cilin modeles iu deshë i gjithë viti i kaluar për ta projektuar e mobiluar,teksa e quajti atë “projektin tim të pasionit / vendin e ëndrrave”. Një burim i tha “E! Online” javën e kaluar se nëna e Gigit, Yolanda dhe motra Bella janë me ta. (Bella ka apartamentin e saj 6.1 milion dollarë në Soho.) Burimi shtoi se shtatzënia e Gigit ka qenë vërtet e mirë për të dhe Zayn. Dyshja u rikthye në krahët e njëri-tjetrit në fund të vitit të kaluar, pak para se Gigi të mbetej shtatzënë.

“Zayn dhe Gigi janë vërtet të emocionuar dhe e kanë përjetuar super mirë këtë periudhë së bashku,” tha burimi. “Ata të dy po lexojnë libra prindërish, kanë nisur të shohin për çerdhe dhe të zgjedhin së bashku sendet dhe rrobat e bebushit. Gjërat po shkojnë vërtet pa probleme, dhe ato janë më afër se kurrë.”

Nëna e Gigit, Yolanda, gjithashtu ka qenë një ndihmë e madhe për të gjatë kësaj kohe.

“Ajo është shumë e lumtur që është me nënën e saj gjatë gjithë kësaj dhe po mëson shumë për prindërimin”, tha burimi. Ky burim shtoi se – karantina ndërsa ishte shtatzënë në fermën e familjes së saj në Pensilvani – ka ndryshuar mënyrën se si Gigi dëshiron të jetojë jetën e saj.

“Gigi është me të vërtetë duke shijuar jetën larg të qenurit në qendër të vëmendjes. Ata kalojnë shumë kohë jashtë në ambiente të hapura dhe kanë shumë hapësirë për veten e tyre në shtëpi. Është një ndryshim i bukur i ritmit , dhe Gigi nuk dëshiron t’i kthehet ënyrës së jetesës kaotike “.

Gigi së fundmi postoi në Instagram disa foto nga shtëpia e saj në Pensilvani. Ka fotografi të diellit, qiellit dhe ushqimeve të saj të preferuara, përfshirë kanellën dhe sushin e bërë në shtëpi.Ajo gjithashtu sqaroi gjatë një Live në Instagram në korrik se zgjodhi të mos postojë foto nga shtatzënia e saj, duke e mbajtur për vete dhe familjen, teksa shtoi se me zhvillimet e fundit në botë shtatzënia e saj nuk është gjëja me e rëndësishme.

Të këshilluara

Publikohet traileri i filmit 'Batman'

Së fundmi është publikuar traileri i filmit  The Batman. The Batman”, regjisori i të cilit është Matt Reeves,do të lansohet në vitin 2021 dhe në rol kryesor ...

11:05

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI