Flash

Gjermania zgjat vendimin deri në mes të shtatorit: Mos udhëtoni në këto 160 vende

Lapsi.al 26 August 2020
Gjermania zgjat vendimin deri në mes të shtatorit: Mos udhëtoni

Qeveria gjermane e zgjati edhe me dy javë paralajmërimin për të mos udhëtuar në rreth 160 vende. Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, tani ai duhet të zbatohet deri më 14 shtator. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e justifikoi hapin me rritjen e numrit të infektimeve me koronavirus në shumë shtete. "Situata nuk do të ndryshojë sa duhet pozitivisht deri në mes të shtatorit për të hequr paralajmërimin global për të mos ndërmarrë udhëtime," tha ajo.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme theksoi se "njerëzit që kthehen nga jashtë vendit shpesh sjellin infeksion në Gjermani". Zëvendës-zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer u bëri thirrje qytetarëve të përdorin arsyen kur zgjedhin destinacionet e tyre të udhëtimit.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), më shumë se 40% e njerëzve që rezultuan pozitivë në testet për virusin e Coronas në Gjermani ishin infektuar për herë të fundit jashtë vendit. Në javën 34 të raportimit, përqindja ishte 42%. Para kësaj ishte 39%.

Paralajmërimi për të mos ndërmarrë udhëtime vlen për të ashtuquajturat vendet të treta. Ky grup përfshin vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian ose që janë të asociuuara me zonën Shengen, përfshirë Britaninë e Madhe. Për ata që kthehen nga këto rajone, një test për koronavirusin është i detyrueshëm kur hyjnë në Gjermani. Derisa të dalë rezultati, ata duhet të izolohen për 14 ditë në karantinë, si një masë paraprake. Deri tani, paralajmërimi i udhëtimit ka qenë i kufizuar deri në fund të gushtit.

Një paralajmërim për të mos udhëtuar nuk është ndalim, por synon të ushtrojë një efekt të rëndësishëm parandalues. Sidoqoftë, ai ka edhe një anë pozitive për konsumatorët: u mundëson udhëtarëve t'i anulojnë prenotimet pa pagesë. Paralajmërimi për udhëtimet jepet pavarësisht nëse vendet janë klasifikuar si zona rreziku nga Instituti Robert Koch.

Aktualisht ekziston një paralajmërim udhëtimi për më shumë se 160 vende, por vetëm pak më shumë se 130 prej tyre klasifikohen si zona rreziku. Për shembull, një paralajmërim udhëtimi vlen për Tajlandën, sepse atje ekziston ende një ndalim hyrjeje për turistët, por Tajlanda nuk është më zonë rreziku për shkak të numrit të ulët të infektimeve. /DW

Të këshilluara

Si i ka ndryshuar Trump republikanët

Presidenti e ka riorganizuar partine në imazhin e tij, dhe një gjeneratë e re e konservatorëve po përpiqet të mësojë dhe të coje perpara mësimet qe u nxorren ng...

18:39

Covid në Itali, 947 raste të reja, 9 viktima

Në Itali vijon të ketë numër të ketë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga ministria e Shë...

18:30

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI