Flash

VIDEO/ Eliminohet skuadra më e mirë: Tirana superiore në lojë, por jo në rezultat

Lapsi.al 25 August 2020
VIDEO/ Eliminohet skuadra më e mirë: Tirana superiore në

Tirana eleminohet në raundin e dytë të Champions League, e ndëshkuar nga një gol i Tomane në minutën e 61, përballë Crvena Zvezda, por skuadra e Egbo ishte skuadra më e mirë në fushë, e ndoshta pikërisht ajo eksperienca që kishin në favor ish-kampionët e Europës, bëri diferencën në një ndeshje ku favoritët ishin inferiorë dhe Tirana mori shumë më pak se meritonte.

Të gjitha parashikimet ishin në favor të Crvena Zvezdës, për shkak të kualiteteve në skuadër, financave, eksperiencës. Rezultati i dha të drejtë, por jo për mënyrën si erdhi ndeshja.

Tirana luajti një ndeshje të madhe, një performancë shumë më të mirë se në Tbilisi, por u ndëshkua atëherë kur nuk duhej. E të mendosh që në pjesën e parë serbët nuk bënë asnjë goditje drejt portës së Likës, në kohën kur Bojan në kampin tjetër bëri të pamundurën për të shmangur tundjen e rrjetës nga Muci në minutën e 19, Kale në të 25 dhe Hoxhallari në 31.

Përballë kampionëve të Serbisë për 60 minuta ishte skuadra më e mirë në fushë, por shpenzoi shumë më tepër se duhet në ndeshje të tilla, ku në fuqi futet gati gjithnjë ligji i pashkruar i futbollit: nëse nuk shënon do të pësosh.

Pikërisht kështu, sepse ende nuk kishte pushuar tundja e shtyllës së Mucit, kur serbët kaluan në avantazh. Tomane shënoi në minutën e 61′, në zhvillimet e një goditje këndi, duke përfituar nga mosdalja e Likës dhe pozicionimi keq i mbrojtjes.

Zvezda mori kështu avantazhin në rastin e parë të tyre, ndërsa për ta ruajtur deri në fund kanë patur nevojë sërisht për pasaktësinë e bardhebluve para portës. Cobinna i vetëm përballë portierit humbi mundësinë e barazimit, ndërsa për ta mbyllur mbrëmjen e tij negative lojtari reagoi keq gjatë momentit të zëvendësimit.

Vrapi, Toli e Avdijaj nuk mundën ti jepnin atë shkëndijë që të kthente të paktën barazimin. Kështu, Tirana i jep fund aventurës në Champions dhe sheh tashmë drejt kompeticionit të dytë të UEFA-s Europa League.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI