Flash

Propaganda/ Si po i shfrytëzon Rama familjet e prekura nga tërmeti

Lapsi.al 25 August 2020
Propaganda/ Si po i shfrytëzon Rama familjet e prekura nga tërmeti
Tani nuk përbën më lajm, se sa herë niset për bamirësi, Edi Rama merr edhe kamerat pas vetes, për ti treguar popullit se ai nuk do të mbetet kurrë vetëm, pa përkujdesjen e liderit. Por këtë herë vizita e tij në Farkë, në një nga familjet të cilave iu prish shtëpia nga tërmeti ka kaluar çdo imagjinatë. Kryeministri nuk është mjaftuar  vetëm me përdorimin e atyre që iu prish banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, duke iu dorëzuar atyre çelësin e shtëpisë së re. Ai ka zgjedhur të fantazojë një film të plotë me familje Allaraj. Ai e ka bërë këtë në ditën kur bija e vogël e e familjes 13 vjeçarja Mersilda kishte ditëlindjen. Ende nuk dihet nëse dorëzimi i shtëpisë u shty dhe ata u lanë disa ditë më shumë jashtë vetëm që inagurimi të bëhej në ditën e lidjes së vajzës, apo punimet u përshpejtuan me këtë rast. sht3 Por, sikur të mos mjaftonte "mis en scene" me dhurata, Rama e ka shfrytëzuar këtë ngjarje edhe për të shigjetuar kritikët e tij.  “Kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” fejsbuku këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre, është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh”, shkruajti Rama. shte2 Edhe këtu përdorimi është flagrant, sepse si në çdo rast sa herë që reklamohet duke bërë punën për të cilën paguhet, kryeministri shfrytëzon rastin për të denigruar kritikët e tij. Një kërkim i shpejtë që lapsi.al bëri në Google nuk tregonte se ka pasur ndonjë debat kombëtar lidhur me rindërtimin e kësaj shtëpie, në mënyrë që kryeministri ti kundërpërgjigjej. Madje ekzistenca e 'inxhinjerëve të fejsbukut" as nuk dilte në motorët e  kërkimit. Pra kryeministri shpik një përplasje të kotë për të shfaqur para kameramanëve që paguan vetë si fitimtari i një beteje që nuk ka ekzistuar.

Ekskluzive/ Rama do braktisë Vlorën, zgjedhjet e ardhshme kandidon në Durrës

E gjitha kjo me sa duket po bëhet me qëllime propagandistike, pasi rindërtimi i banesave që u prekën nga pasojat e tërmetit, besohet se do të jetë sipas burimeve të Lapsi.al, një nga temat kryesore të fushatës së ardhshme elektorale (linku lart). ©Lapsi.al      
 
 
 
 
 
 
 
   

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI