Flash

Paris Hilton flet për abuzimet gjatë fëmijërisë

Lapsi.al 25 August 2020
Paris Hilton flet për abuzimet gjatë fëmijërisë

Paris Hilton është gati të rrëfejë anën e panjohur të jetës së saj. Në dokumentarin e saj të ri në YouTube, “Kjo është Paris”, ajo flet hapur për abuzimin që përjetoi ndërsa studionte në shkollën Provo Canyon në Utah. Paris thotë se prindërit e saj e dërguan atë në një shkollë me konvikt, që përqëndrohej në përmirësimin e sjelljes.

"Ishte kaq e lehtë të dilje jashtë dhe të shkoje në klube dhe festa. Prindërit e mi ishin aq të rreptë sa më bënë që të rebelohesha. Ata më ndëshkonin duke më marrë celularin, duke bllokuar kartën time të kreditit, por nuk funksionoi. Unë vazhdoja të dilja”, -ka rrëfyer Paris për People.

Më pas ata morën vendimin për ta dërguar në shkollën Provo, për të rregulluar sjelljen e saj rebele.

"Supozohej të ishte një shkollë, por mësimi nuk ishte kryesorja. Që nga momenti kur zgjohesha derisa shkoja në shtrat, ishin gjithë ditën duke më bërtitur. Ishte një torturë e vazhdueshme,” –rrëfen ajo.

Ajo shpjegon se shkolla zbatonte forma të dëmshme ndëshkimi, madje edhe atë të izolimit.

"Stafi thoshte gjëra të tmerrshme. Ata po më bënin vazhdimisht të ndihesha keq me veten time dhe më bullonin. Unë mendoj se qëllimi i tyre ishte të na bënin të ndiheshim keq. Abuzonin fizikisht, duke na goditur dhe duke na bllokuar frymëmarrjen. Donin të ngjallnin frikë te fëmijët, në mënyrë që të ishim të frikësuar dhe t’u bindeshim”, -shprehet trashëgimtarja Hilton.

Pasi u largua përfundimisht nga shkolla në moshën 18-vjeçare, Paris e mbajti të fshehtë përvojën e tmerrshme, pavarësisht se kishte sulme paniku çdo ditë dhe "e urrente jetën" gjatë qëndrimit në konvikt. Dokumentari do të transmetohet më 14 shtator dhe Paris thotë se planifikon ta shohë me prindërit e saj. Hilton nuk do të ndjekë veprime juridike, por dëshiron të sigurohet që fëmijët nuk do të pësojnë të njëjtën torturë si ajo.

Të këshilluara

Kida dhe Mozzik të pandarë

Mozzik dhe Kida u bënë njëkohësisht të njohur për publikun shqiptar dhe përveç se dy emra të rinj, por tepër të talentuar, ata ishin edhe pjesë e të njëjtit lab...

13:25

Arsyeja pse "Friends" ndërpreu xhirimet

Bashkëkrijuesja e serialit “Friends”, Marta Kauffman, pranoi se distancimi shoqëror është ndër arsyet e para për shtyrjen e bashkimit të serialit. Më parë gj...

13:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI