Flash

Mos i humbni fotot/ Të gjithë me maska pranë Ramës nga frika e Covid 19

Lapsi.al 25 August 2020
Mos i humbni fotot/ Të gjithë me maska pranë Ramës nga frika
Po të hapësh faqen e Facebook të Edi Ramës foto e profilit që të shfaqet e para majtas është një pozë me maskë. Por megjithatë kur del në milet, kryeministri nuk e përdor vetë mjetin kryesor mbrojtës për Covid 19. Lapsi.al ka vëzhguar sot të gjitha fotot e një vizite që kryeministri bëri në Farkë (lexo linkun poshte), për të inaguruar një shtëpi të rindërtuar nga tërmeti. Ajo që të bie në sy është se edhe familjarët që e presin edhe zyrtarët, kryebashkiak dhe deputetët që e shoqërojnë e kanë vënë të gjithë maskën. Vetëm Rama që do të shfaqet si 'trim" nuk e përdor atë.

Propaganda/ Shikoni komedinë tek familja Allaraj në Farkë. Si po i shfrytëzon Rama familjet e prekura nga tërmeti

Por ky fakt nuk ka aspak lidhje me trimërinë. Sepse sipas OBSH-së maska vendoset kryesisht për të mbrojtur të tjerët, ndërsa të tjerët e vendosin për të mbrojtur ty. Pra protokolli në këtë rast është kujdesur që të gjithë të mbrojnë shëndetin e kryeministrit, ndërsa shefi i qeverisë te mos e çajë kokën për asnjërin, boll që të dalë mirë në foto. Prandaj në imazhe duken të gjithë të maskuar me qëllim për të mos e çuar virusin tek Rama. ©Lapsi.al ⇑ Kryeministri i rrethuar nga 4 njerez me maska ⇓ Ata qe e shoqerojne gjithashtu me maska  

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI