Flash

Kevin Hart: Kam qënë i infektuar me Covid por nuk kam treguar

Lapsi.al 25 August 2020
Kevin Hart: Kam qënë i infektuar me Covid por nuk kam treguar

Kevin Hart ka zbuluar së fundi se ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin.

Aktori i njohur i filmave dhe stand up komedive, 41 vjeç, tregoi se ka qenë i infektuar në të njëjtën kohë me Tom Hanks, por nuk ka treguar.

“Problemi është se e kam pasur në të njëjtën kohë me Tom Hanks, dhe nuk mund të them asgjë, sepse ai është më i famshëm se unë”, tha ai fundjavën e kaluar.

Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson zbuluan se ishin infektuar me COVID-19 në 11 Mars.

Hart është baba i vajzës Heaven, 15 vjeç dhe djalit Hendrix, 12 vjeç, nga martesa e tij e mëparshme me Torrei Hart. Ai gjithashtu ka një djalë 2 vjeçar Kenzo Kash me bashkëshorten aktuale Eniko Parrish, 35, e cila është në pritje të një vajze.

Hart duket se e ka kaluar pa shumë shqetësim virusin, më pak se një vit pasi theu shpinën në një aksident automobilistik në 1 shtator 2019 në California.

Komediani ishte pasagjer në një automjet tip Plymouth Barracuda të vitit 1970, kur doli nga autostrada Mulholland dhe u përplas në Malibu Hills, sipas autoriteteve.

Të këshilluara

Kida dhe Mozzik të pandarë

Mozzik dhe Kida u bënë njëkohësisht të njohur për publikun shqiptar dhe përveç se dy emra të rinj, por tepër të talentuar, ata ishin edhe pjesë e të njëjtit lab...

13:25

Arsyeja pse "Friends" ndërpreu xhirimet

Bashkëkrijuesja e serialit “Friends”, Marta Kauffman, pranoi se distancimi shoqëror është ndër arsyet e para për shtyrjen e bashkimit të serialit. Më parë gj...

13:23

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI