Flash

Helmimi i opozitarit rus, dyshime se u përdor e njëjta substancë si për eliminimin e agjentit Skripal

Lapsi.al 25 August 2020
Helmimi i opozitarit rus, dyshime se u përdor e njëjta substancë

Opozitari rus Navalny nuk është në rrezik vdekjeje, por situata e tij është e rëndë.

Analizat klinike të politikanit opozitar rus Aleksej Navalny flasin për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj “gjendja e tij shëndësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën”.

Mjekët e spitalit Charité në Berlin mendojnë se Navalnyn ndoshta e kanë helmuar me një substancë nga grupi i frenuesve të kolinesterazës.

47526079 401Me një substancë të këtij grupi u helmua para dy vjetësh në Londër agjenti i dyfishtë Sergej Skripal. Gjithsesi sipas njoftimeve të klinikës substanca e saktë me të cilën është helmuar Navalny ende nuk dihet.

Edhe qeveria gjermane mendon se kemi të bëjmë me helmim

Qeveria gjermane u shpreh gjithashtu se pas gjithë gjasash Navalnyn e kanë helmuar. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” për sqarimin e rastit. “Ka dyshime se Navalnyn e kanë helmuar dhe për këtë ka disa raste në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

54667428 401Reparti ku po kurohet Navalny në Berlin ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane. Edhe pse qeveria gjermane sqaroi se Aleksej Navalny nuk është i ftuar i qeverisë gjermane, reparti ku po kurohet Navalny në Berlin po ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm me helmim”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Seibert./DW

Të këshilluara

Si i ka ndryshuar Trump republikanët

Presidenti e ka riorganizuar partine në imazhin e tij, dhe një gjeneratë e re e konservatorëve po përpiqet të mësojë dhe të coje perpara mësimet qe u nxorren ng...

18:39

Covid në Itali, 947 raste të reja, 9 viktima

Në Itali vijon të ketë numër të ketë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga ministria e Shë...

18:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46