Flash

Flet Maluma pas videos ku Neymar tallej me të (VIDEO)

Lapsi.al 25 August 2020
Flet Maluma pas videos ku Neymar tallej me të (VIDEO)

Disa ditë më parë, një veprim i futbollistit brazilian është interpretuar nga mediat si tallje ndaj ish-it të të dashurës së tij Natalia Barulich.I rrethuar nga shokët e skuadrës së Paris Saint-Germain, të hipnotizuar nga fitorja e tyre ndaj  Leipzig, Neymar është shfaqur duke kënduar këngën e Malumës, Hawai.

Natalia and Neymar have been dating since February

26 vjeçari së fundmi publikoi një këngë me titull “Hawai” për të cilën raportohet se i dedikohet ndarjes së tij nga Natalia.

Por si duket Neymar dhe shokët e tij janë tallur me të. Videoja është postuar nga Angel Di Maria, dhe në të janë edhe Neymar dhe disa nga djemtë e tjerë të skuadrës, duke përfshirë Ander Herrera dhe Mauro Icardi që këndojnë së bashku, duke u përpjekur të mbajnë të qeshurën e tyre.

Mirëpo, Maluma nuk e sheh aspak si tallje këtë veprim të brazilianit.

Përmes një reagimi në një video live në Instagram këngëtari bukurosh ka thënë se nuk është në dijeni të lidhjes së Neymar me Natalian dhe secili mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.Teksa thotë se është një njeri shumë paqësor, Maluma falenderon çunat e PSG për mbështetjen që kanë treguar duke dëgjuar këngën e tij.

Mos u gënjeni, s’ka ndodhur asgjë. Nuk e di nëse janë bashkë, as nuk më intereson pasi secili zgjedh vetë për jetën e tij. Nëse janë në një lidhje, shumë mirë. Të gjithëve na duhet dashuri në jetë. Nuk kam asnjë problem me të, i jam mirënjohës që ai dhe e gjithë skuadra e PSG dëgjoi këngën time pas lojës. Nuk i uroj askujt të keqen dhe nuk e lodh veten me këto gjëra. Nuk kam asgjë kundër Neymar dhe nuk më pëlqejnë problemet. Jam një djalë shumë paqësor. Nuk më pëlqen drama e të dërguarit mesazhe të fshehura në rrjete sociale. Në Kolumbi rritemi me atë ide që kur kemi një problem, të përballemi me të pa frikë. Neymar i uroj suksese.

https://www.youtube.com/watch?v=gCoBNP-8E9M&feature=emb_title

Të këshilluara

Kylie Jenner sjell këtë look në trend

Cozy look” apo një veshje e rehatshme, ka ardhur si stil prej kohësh, nga familja Kardashian, veçanërisht nga Kim, që normalizoi veshjen e pantallonave sportive...

16:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI