Flash

Dermatologet nuk e këshillojnë depilimin gjatë verës

Lapsi.al 25 August 2020
Dermatologet nuk e këshillojnë depilimin gjatë verës

Ekzistojnë dy grupe kryesore vajzash: ato që e bëjnë depilimin vetë që në fazën e pubertetit dhe ato që gjithmonë këtë punë të bezdisur e të vështirë ia kanë besuar një njeriu më profesionist – mjafton të paguajnë. Përpara se pandemia e koronavirusit të detyronte qendrat estetike të mbylleshin përkohësisht, edhe një pjesë e mirë e grupit të fundit u detyrua ta marrë përsipër depilimin në kushtet e shtëpisë.

Shumë nga ju mund t’i jenë rikthyer me shumë bezdi kësaj rutine, nisur edhe nga kushtet e koronavirusit. Natyrisht, mund të keni provuar të prisni flokët në shtëpi apo edhe të bëni manikyr, pedikyr, por kur është fjala te depilimi, puna bëhet pak më e vështirë.

Depilimi në kushtet e shtëpisë, siç dihet, ka përbërës kryesor dyllin e nxehtë në lëkurë të pastër, kështu që ka disa gjëra që duhen marrë parasysh në këtë rast.

Pavarësisht nëse është hera e parë që po provoni depilimin në shtëpi apo nëse e praktikoni këtë metodë për të disatën herë, duhet të siguroheni që lëkura nuk do të pësojë djegie gjatë depilimit. Dermatologët janë skeptikë për depilimin në kushte shtëpie, sidomos nga amatoret, ndaj edhe vazhdojnë ta thonë me zë të lartë: MOS E BËNI!Po, depilimi në kushte shtëpie ekziston, mund të dijë ta bëjë shumë mirë kushërira, goca e dajës, e tezes apo ajo fqinja që e bën këtë punë për më shumë se 15 vjet. Por edhe pse mund të jetë mjaft efikase për ju, dermatologët nuk mendojnë njëlloj.

Shari Marchbein, një dermatologe e certifikuar në New York City, përgjigjet me një JO të prerë për depilimin në shtëpi, gjatë verës: "Unë absolutisht nuk do të rekomandoja depilimin në shtëpi",- tha ajo për Allure. "Unë nuk e bëj. Ne të gjithë kemi rutinën tonë të kujdesit të vetes, por disa gjëra u lihen më mirë profesionistëve."

Chapel Hill, dermatolog i certifikuar në Karolinën e Veriut, pajtohet me të njëjtin mendim: "Në qoftë se nuk keni përvojë me depilimin në kushte shtëpie, unë jam gjithmonë shumë i kujdesshëm për ta rekomanduar",- thotë ai. "Ekzistojnë shumë arsye pse depilimi në kushtet e shtëpisë mund të shkojë keq, përfshirë edhe menaxhimin e temperaturës së dyllit, sepse kërkon ngrohje, depilim vetëm të qimeve (dhe jo të lëkurës), madje edhe kujdes për irritimet dhe infektimet e lëkurës nga dylli dhe temperatura e tij, pa harruar edhe temperaturën e lartë të ajrit."

Ka një listë të plotë të arsyeve pse depilimi në shtëpi mund të jetë me rrezik për lëkurën; djegiet, qimet nën lëkurë, infeksioni, skuqjet e dhimbshme etj. Mbani mend se shumë prej këtyre problemeve mund të ndodhin edhe nëse depiloheni në tualet, ndaj shihet si më pak i mundimshëm depilimi nën kujdesin e një estetisti ekspert.

Të këshilluara

4 mënyra që stimulojnë rritjen e flokëve

1. Kujdesuni për skalpin tuaj Rritja e flokëve fillon nga brenda-kështu të kujdeseni për rrënjën e flokëve është pjesa e parë e rëndësishme. E  mira është që h...

16:30

Pijet qe ju japin energji gjatë ditës

1- Çajra Çaj jeshil, i bardhë apo i zi, të gjitha përmbajnë kafeinë, por sasia është më e moderuar dhe për më tepër, energjia do t’ju zgjasë me shumë.  ...

12:30

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI