Flash

Arsyeja pse "Friends" ndërpreu xhirimet

Lapsi.al 25 August 2020
Arsyeja pse "Friends" ndërpreu xhirimet
Bashkëkrijuesja e serialit “Friends”, Marta Kauffman, pranoi se distancimi shoqëror është ndër arsyet e para për shtyrjen e bashkimit të serialit. Më parë gjatë këtij viti, fansat u entuziasmuan kur u dha lajmi  se do të bashkoheshin sërish Jennifer Aniston, Courtney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt Le Blanc.Kjo do të ishte një ngjarje mjaft e rëndësishme, pasi do të riktheheshin në ekran pas 15 vitesh.Pandemia covid-19 është ndër arsyet e para që shumica e televizioneve dhe industritë filmike të ndalonin punën e tyre.Kjo ka ndodhur edhe me “Friends”, që pritet të transmetohet në vitin 2021.Marta u shpreh për Entertainment Tonight: “Ne të gjithë duam që kjo të ndodhë. Por duhet që të presim dhe të jemi të sigurt.“Edhe nëse mbajnë distancë mes vete në audicionet e drejtpërdrejta, do të jetë një problem i madh, pasi Friends është… Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, shtoi ajo.Konfirmimi për bashkimin e aktorëve  ndodhi në shkurt të këtij viti, teksa e kishin ndarë buxhetin për realizim.

 

 

Të këshilluara

Kylie Jenner sjell këtë look në trend

Cozy look” apo një veshje e rehatshme, ka ardhur si stil prej kohësh, nga familja Kardashian, veçanërisht nga Kim, që normalizoi veshjen e pantallonave sportive...

16:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI