Flash

David Beckham i fiksuar me produktet e bukurisë së Victoria's

Lapsi.al 24 August 2020
David Beckham i fiksuar me produktet e bukurisë së Victoria's

David Beckham, 45 vjeç, nuk e ka problem të tregojë se është i fiksuar me produktet e bukurisë së gruas së tij Victoria, 46 vjeç. Sipas një raporti të ri, futbollisti përdor make-up-in e saj një bronzer të markës VBB, dhe me sa duket Victoria e teston kozmetikën e saj te bashkëshorti duke e quajtur atë modelin e saj më të mirë. Gjatë një videoje live në Instagram , Victoria pranoi: “Ai është modeli im më i mirë. Sapo kam marrë një mesazh nga David që i ka mbaruar serumi. David e adhuron atë do t’i çoj disa”. Vitin e kaluar, David përdori tonin e syve gjatë një seti fotosh të mrekullueshme për revistën Love. Ish-kapiteni i Anglisë ka folur më parë për përdorimin e produkteve të bukurisë së gruas së tij, duke përfshirë balsamin e buzëve dhe hidratuesit.

Në vitin 2018, duke diskutuar se si e ruan pamjen e tij me IntoTheGloss, David zbuloi: “Qasja ime ishte gjithmonë të vidhja produktet e gruas time. Kjo është, me të vërtetë”.

“Nëse jetoja në Manchester, në Madrid, apo LA – të gjitha këto vende të ndryshme kanë mot të ndryshëm. Unë duhej të kujdesesha për lëkurën time për shkak të kësaj. Mënyra se si kujdesesha ishte të vidhja gjërat e gruas sime sepse e di që ajo ka më të mirën”.

Të këshilluara

Olta Gixhari prezanton djalin e posalindur

Veç datës që aktorja e njohur zbuloi, tani ka zbuluar edhe foton e parë dhe emrin e të birit, bashkë me një mesazh emocionues. Siç shkruan aktorja, fjalët janë ...

13:00

Lea Michele bëhet nënë për herë të parë

Aktorja Lea Michele dhe bashkëshorti i saj, Zandy Reich, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, sipas një burimi pranë revistës People.  “Ata janë t...

10:15

Lady Gaga suprizon ndjekësit me look-un e saj

Këngëtarja Lady Gaga  ka ndarë së fundmi  në rrjetin e saj social Instagram, një ‘selfie’  ku është shfaqur natyrale, e veshur me një bluzë ngjyrë rozë dhe syze...

15:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI