Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Çfarë u vendos në gjykatë për Britney Spears

Lapsi.al 22 August 2020
Çfarë u vendos në gjykatë për Britney Spears

Kërkesa e yllit të popit Britney Spears që të mos i kthejë më pozicionin ligjor babait të saj që i jep kontroll mbi të në shumë aspekte të jetës dhe karrierës së saj ka mbetur pezull. Jamie Spearb, babai i këngëtares ka qenë përfaqsuesi i saj ligjor prej 12 vitesh. Ai kontrollonte çdo vendim apo dokument që nënshkruante këngëtarja, për shkak të shqetësimeve lidhur me shëndetin mendor të 38 vjeçares.

Këngëtarja është kundër kërkesës së babait të saj, i cili në fakt hoqi dorë nga roli në vitin 2019 dhe tashmë Britney nuk do donte të kthehej në të njëjtën situatë.

“The New York Times” raporton se vendimi do merret në shkurt të 2021.

38-vjeçarja mbetet një nga yjet më të dashura të epokës moderne, por ka pasur jetën dhe financat e saj të kontrolluara, metodë që përdoret zakonisht për të moshuarit, të dobëtit ose me aftësi të kufizuara, që nga 2008, pas problemeve me shëndetin mendor dhe abuzimit me substancat narkotike.

Spears, përmes avokatit të saj të caktuar nga gjykata, Samuel D. Ingham III, tha këtë javë se ajo ishte kundër që babai i saj të kthehej në në “kontrolluesin” i saj, duke treguar se ajo ishte e gatshme të përballej me të në gjykatë.

Shumë fansa të Britny-t mendojnë se ajo po detyrohet të firmosë dhe të bëjë marrëveshje kundër dëshirës së saj. Për këtë shkak në rrjet qarkulloi një fushatë nën moton #FreeBritney!

Në vend të të atit, ajo preferon, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit.

Të këshilluara

Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë

Olta Gixhari, është bërë mbrëmjen e djeshme nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në ...

09:43

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI