Flash

5-vite të suksesshëm, Dua Lipa kujton lançimin e projektit të parë

Lapsi.al 22 August 2020
5-vite të suksesshëm, Dua Lipa kujton lançimin e projektit

Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës në mbarë botën dhe është në kulmin e karrierës së saj, e cila vjen gjithmonë në ngjitje.

Ajo është artisja më e dëgjuar femër dhe albumi i saj i fundit ka rezultuar një sukses i vërtetë, ndërsa shqiptarët s’mund të ndiheshin më krenarë se kaq!

Gjithçka për këngëtaren shqiptare nisi pesë vite më parë, kur ajo publikoi projektin e saj të parë të titulluar “New Love”.

Kjo këngë ishte hapi i saj i parë drejt rrugëtimit që po bën sot dhe ishte puna e parë që e ndihmoi të bëhet e famshme në mbarë botën.

Tashmë, të gjithë dëgjojnë muzikën e këngëtares shqiptare dhe fansa nga e gjithë bota “e falenderojnë” Duan që mori guximin të publikojë “My Love”, për t’u kthyer në të ardhmen në artisten e tyre të preferuar.

“Sot 5 vite më parë publikova këngën time të parë MY LOVE. Faleminderit që më keni ndjekur gjatë këtyre viteve. I numëroj çdo ditë bekimet e mia.”- ka shkruar Dua krahas një videoje të vjetër.

Të këshilluara

Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë

Olta Gixhari, është bërë mbrëmjen e djeshme nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë në ...

09:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI