Flash

Tronditet Izraeli/ 30 burra përdhunojnë një 16-vjeçare

Lapsi.al 21 August 2020
Tronditet Izraeli/ 30 burra përdhunojnë një 16-vjeçare

Një vajzë adoleshente 16-vjeçare është dhunuar nga dhjetëra burra në një hotel në Izrael – një ngjarje që Kryeministri i vendit e quajti "krim kundër njerëzimit".

Dy të dyshuar janë arrestuar deri tani në lidhje me sulmin seksual të 16-vjeçares të intoksikuar në një vendpushim në qytetin bregdetar të Eilat. Siç shkruan “Times” e Izraelit, policia po vijon me arrestime të tjera deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kjo është tronditëse. Nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Ky nuk është vetëm një krim kundër vajzës, por është një krim kundër vetë njerëzimit, që është i denjë për çdo denim”, - shkroi në faqen e tij në Tëitter Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai bëri thirrje që burrat të “dalin para drejtësisë”.

Sipas raportimeve, mësohet se njëri prej të arrestuarëve ka rrëfyer se burrat u rreshtuan jashtë dhomës së hotelit të vajzës, për të pritur radhën për ta përdhunuar, ndërsa personat e tjerë regjistronin ngjarjen në telefonat e tyre.

Adoleshentja kishte dalë për të mirë më miqtë e saj në Eilat javën e kaluar para se të mbaronte në hotel, ku ajo përdorte një banjo, sipas gazetës izraelite Haaretz.

Njëri prej të dyshuarëve, rreth të 30-ve, u arrestua pasi policia gjeti në telefonin e tij pamjet e përdhunimt dhe mesazhe për vajzën. Ai pretendoi se dikush tjetër kishte përdorur telefonin e tij, siç thanë autoritetet.

Viktima raportoi përdhunimin të premten e kaluar duke bërë që i gjithë vendi të tronditet. Edhe ministri i Mbrojtjes së vendit, Benny Gantz, dënoi sulmuesit e dyshuar: "Hetimi policor është në zhvillim e sipër, por është e rëndësishme që të përcjell një mesazh për ata që morën pjesë ose dëshmuan për këtë rast ose për të tjerët: E vetmja gjë që keni provuar është se çfarë përçmimi shpirtëror dhe moral jeni të aftë të bëni”,- shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, në të gjithë Izraelin kanë nisur protestat kundër dhunës së të miturës dhe daljes së përgjegjësve para drejtësisë.

Të këshilluara

Analiza e DW/ Çfarë po ndodh në Bjellorusi

Një vështrim në hartë tregon situatën e veçantë të Bjellorusisë. Ky vend kufizohet në perëndim me shtetet anëtare të NATO-s Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Në...

20:47

Vaksina ruse do të kushtojë 10 dollarë

10 dollarë pritet të kushtojë vaksina ruse anti-Covid. Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik...

22:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46