Flash

Studimi i ri/ Lagështia minimizon praninë e coronavirusit

Lapsi.al 21 August 2020
Studimi i ri/ Lagështia minimizon praninë e coronavirusit

Lagështia relative duket se "ndikon fuqishëm" në përhapjen e viruseve në mjediset e mbyllura, sidomos kur ajri është i thatë. Ky është përfundimi i një ekipi hulumtues indiano-gjerman. "Lagështia duket se luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për përhapjen përmes ajrit të COVID-19 në mjediset e brendshme", thuhet në raport, i cili bazohet gjithashtu në gjetjet e nga testet e kaluara me viruse të ngjashme, H1NI për gripin dhe MERS-CoV.

Ngrohja apo ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner shkakton tharjen e ajrit dhe ndihmon përhapjen e virusit COVID-19

Prandaj në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi, për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve, thanë analistët e Laboratorit Fizik Kombëtar të Indisë CSIR të udhëhequr nga Sumit Kumar Mishra dhe ata të Institutit Leibniz të Gjermanisë për Kërkime Troposferike (TROPOS) nën drejtimin e Alfred Wiedensohler dhe Ajit Ahlawat.

Ruajtja e lagështisë relative të dhomave apo zyrave në vlerat 40% dhe 60% si dhe hapja e dritareve mund ta zvogëlojë thithjen e pjesëzave të infektuara prej virusit.

Hemisferën e veriut e pret rreziku

Ardhja e dimrit në hemisferën veriore nënkupton rreziqe më të larta për "miliona njerëz", paralajmëroi Wiedensohler, sepse ata do të qëndrojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajër që vjen jashtë duke kaluar përmes kondicionerëve.

Në mjediset e ndërtesave publike duhet të ketë të paktën 40% deri 60% lagështi për të zvogëluar rreziqet e përhapjes së viruseve

Ngrohja e ajrit në një temperaturë të pranueshme do ta "ulë ndjeshëm lagështinë relative të mjediseve të shtëpive, zyrave apo dyqaneve, dhe kjo do të krijojë një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme për banorët apo punonjësit, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19", thuhet në studim.

Por sipas studimit edhe ftohja ekstreme e mjediseve të brendshme me kondicioner gjatë verës shkakton tharjen e ajrit dhe gjithashtu "ndihmon jetëgjatësinë e viruseve COVID".

Standard minimum për lagështinë relative në mjedise të mbyllura

Si përfundim ekipi i studiuesve thotë që mbikëqyrësit e ndërtesave dhe qeveritë duhet të azhurnojnë standardet dhe duhet të përfshijnë faktorin e lagështisë në rregullat e ardhshme për mjediset e mbyllura.

"Bazuar në gjetjet e studimit për të ardhmen është e domosdoshme të vendoset një standard minimum për lagështinë relative në ndërtesat publike" thuhet në raport, sepse kjo "jo vetëm që do të zvogëlojë ndikimin e COVID-19, por gjithashtu do të zvogëlojë edhe ndikimin e shpërthimeve të mëtejshme të epidemive virale".

Për momentin, përveç mbajtjes së maskave, shkencëtarët udhëzojnë që të respektohet distanca sociale dhe që në mjedise të mbyllura të ketë në varësi të madhësisë sa më pak njerëz që të jetë e mundur ". /DW

Të këshilluara

Covid në Itali, 947 raste të reja, 9 viktima

Në Itali vijon të ketë numër të ketë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga ministria e Shë...

18:30

Analiza e DW/ Çfarë po ndodh në Bjellorusi

Një vështrim në hartë tregon situatën e veçantë të Bjellorusisë. Ky vend kufizohet në perëndim me shtetet anëtare të NATO-s Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Në...

20:47

Vaksina ruse do të kushtojë 10 dollarë

10 dollarë pritet të kushtojë vaksina ruse anti-Covid. Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik...

22:10

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI