Flash

Netflix kërkon falje publike pas seksualizimit të fëmijëve në poster

Lapsi.al 21 August 2020
Netflix kërkon falje publike pas seksualizimit të fëmijëve

Filmi “Cuties” ", flet për një vajzë 11-vjeçare, Amy Pason e cila i bashkohet një grupi kërcimi të quajtur “Cuties” në shkollë dhe shpejt bëhet e vetëdijshme për feminitetin e saj teksa rritet, duke krijuar konflikte dhe zënka me nënën e saj.

Filmi ka ngjallur shumë debate, pa u publikuar ende. “Cuties” do të shfaqet në 9 shtator 2020, ndërkohë që në 18 gusht, u publikua vetëm trailer-i. Njerëzit në komente kanë reaguar ashpër rreth filmit  duke bërë që traileri i postuar . të arrij në 110.000 dislikes (mos-pëlqime) dhe vetëm 8000 pëlqime.Posteri që Netflix publikoi për filmin, ishte ai që bëri edhe më shumë “zhurmë” në rrjetet sociale, pasi thuajse të gjithë mendojnë se filmi dhe posteri seksualizojnë fëmijët.Ndërkohë që posteri origjinal, i publikuar nga produksioni francez, nuk ngjason thuajse fare me atë të platformës.Pas komenteve dhe kritikave Netflix ka kërkuar ndjesë publike:“Na vjen thellësisht keq për veprën e papërshtatshme të artit që kemi përdorur për filmin Mignonnes/Cuties. Nuk është në rregull dhe nuk është ajo që filmi francez, i cili ka fituar një çmim në Sundance, përfaqëson. Tani kemi ndryshuar fotografinë dhe përshkrimin.”

 

Filmi francez seksualizon fëmijët 11-vjeçarë: Netflix

Posteri Origjinal

 

Filmi francez seksualizon fëmijët 11-vjeçarë: Netflix

 

Posteri i publikuar nga Netflix

Të këshilluara

Përfundon epoka e "Treshave"

Fundit i epokës "Treshat" u konfirmua.Arsyet se përse ky grup u nda nuk janë bërë ende të ditura. Bora Zemani i ka kursyer detajet, por sipas “revistawho” do pr...

13:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI