Flash

Kriza bjelloruse / Misteri i telefonatës Rama -Lavrov

Lapsi.al 21 August 2020
Kriza bjelloruse / Misteri i telefonatës Rama -Lavrov

Pasi iu përgjigj disa zërave të brendëshëm kritikë se nuk po bën aq sa duhet për zgjidhjen e situatës politike në Bjellorusi Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në cilësinë e kreut të OSBE-së, një bisedë telefonike rreth 30 minuta me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Por e çuditshme është se kjo bisedë ndryshe i është komunikuar publikut shqiptar dhe ndryshe raportohet ngadiplomacia ruse. Në të gjitha mediat e Tiranës u raportua një lajm, i cili i referohej kanalit informativ Top News, që me siguri nuk e ka shpikur vetë, por e ka marrë nga kryeministria, ku thuhej se "gjatë kësaj bisede telefonike me Lavrov,  mësohet se kryeministrit Edi Rama i është komunikuar se Vladimir Putin, i ka kërkuar presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko të pranojë kërkesën e OSBE-së për negocimin mes palëve politike".

Pra, sipas këtij njoftimi, pretendohet se Moska qenkesh dakord që Edi Rama të negocjojë si kryetar i OSBE-së konfiktin në Bjellorusi. Aty opozita po "akuzon qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet, ndaj Rusia ka mbështetur nevojën e ndërhyrjes së OSBE në zgjidhjen e krizës" thuhej në komunikaten e përhapur në mediat e Tiranës.

Por, Ministria e jashtme ruse jep një version krejt të ndryshëm. Sipas tij, Lavrov ia ka bërë të qartë Ramës, pas kërkesës për bisedë të këtij të fundit, se s'duhet të përzihet në Biellorusi.

https://lapsi.al/2020/08/20/zbardhet-telefonata-lavrov-i-pret-hovin-rames-qendro-larg-bjellorusise/

"Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014", thuhej në deklaratë.

Në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht, presidenti Alexandër Lukashenko shpalli fitoren me rreth 80 për qind të votave, ndërsa kundërshtares së tij kryesore, Svetlana Tikhanovska, iu atribuan 10 për qind të votave.

Pas kësaj mijëra qytetarë u ngritën  në protestë edhe pse Presidenti Aleksandër Lukashenko dha urdhër policisë që të shpërndante turmat pas rreth një jave tubimesh kundër qeverisjes së tij. Bashkimi Evropian, mbajti një takim urgjent të nivelit të lartë për krizën, ku u vendos të mos njihet rizgjedhja e Lukashenkos dhe vendosja sanksioneve financiare ndaj zyrtarëve që BE-ja i fajëson për manipulime zgjedhore dhe abuzim ndaj protestuesve.

Në përfundim të saj mbledhja doli me një sërë konkluzionesh një prej të cilave qe edhe mbështetja për iniciativën e kryetarit të OSBE, Edi Rama. Kjo e bëri kryeministrin tiu përgjigjej zërave kritike nga Shqipëria duke komentuar në twiter se:

“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve".

Por me sa duket as Minsku dhe as Moska nuk e kanë pranuar ndërmjetësimin e palës shqiptare, gjë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Prandaj dhe versioni i bisedës me Lavrov është shumë i ndryshëm nga sa u shit në Tiranë dhe si e paraqet diplomacia ruse.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI