Flash

Kendall Jenner fotografohet në momente intime me të dashurin e ri

Lapsi.al 21 August 2020
Kendall Jenner fotografohet në momente intime me të dashurin e ri

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë zyrtarisht në një lidhje dhe pamjet e fundit nga plazhi në Malibu, kanë konfirmuar të gjitha dyshimet për një romancë mes tyre. Modelja, 24 vjeç dhe basketbollisti, 23 vjeç, u përpoqën të kalonin pak momente intimite, duke u fshehur pas disa shkallëve për të ndarë puthje. Por sigurisht që paparacët nuk i lanë rehat, dhe fotografuan të riun teksa qëndronte sipër Kendall, duke i dhuruar asaj disa puthje.Modelja dukej perfekte me një palë bikini në ngjyrë rozë dhe një kapele, që supozohej t’i fshihte fytyrën. Ndërsa sportisti dukej mjaft energjik me trupin e tij plot muskuj. Kendall dhe Devin u panë për herë të parë në prill dhe që atëherë kanë nxitur thashetheme. Muajin e kaluar ata dukej se po shkonin në një udhëtim në Sedona, Arizona së bashku.Çifti shkëmbejnë edhe mesazhe flirtuese me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, aty ku janë të gjithë dëshmitarë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI