Flash

Ekspertët tregojnë se sa hapa duhet të bëjmë në ditë

Lapsi.al 21 August 2020
Ekspertët tregojnë se sa hapa duhet të bëjmë në

Mjeku Jeremy Fehrmann ka treguar së fundmi numrin e hapave që duhet të bëjmë në ditë.

Sipas tij 10.000 hapa në ditë ndihmojnë në humbjen e peshës për një kohë afatgjatë dhe më të qëndrueshme, zvogëlojnë indeksin e masës trupore (BMI) dhe ulin presionin e gjakut.Gjithsesi, mjeku thotë se kur i inkurajon pacientët e tij të shtojnë stërvitjen në rutinën e tyre, ai përqendrohet më shumë në aktivitetin fizik se sa në hapat e ndërmarrë.“Për të rriturit 18-64 vjeç dhe më të vjetër, unë sugjeroj të paktën 10 minuta aktivitet, 3-4 herë në ditë, jashtë aktiviteteve normale ditore.Në shumicën e rasteve, pacientët nuk duhet të shqetësohen se po ndërmarrin më shumë hapa seç duhet, megjithëse grupmosha të caktuara kanë qëllime dhe nevoja të ndryshme. Për shembull, fëmijët kanë nevojë për më shumë aktivitet sesa të rriturit, duke marrë 60 minuta në ditë, me të paktën 30 minuta aktivitet intensiv, tre herë në javë. Edhe gratë shtatzëna kanë nevojë për stërvitje intensive, por të moderuar dhe të ndjekur nga një profesionist10.000 hapa mund të jenë një qëllim i mirë për të ndihmuar në humbjen e peshës, por kjo është e vështirë të parashikohet:“Humbja e peshës varet nga dieta dhe stërvitja. Nëse kaloritë që merrni janë të njëjta me ato që humbni  pesha do të mbetet e njëjtë. Unë do të thoja se ndërmarrja e10.000 hapave në ditë kontribuon për mrekulli në humbjen e peshës, por ka edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndihmojnë.”Për njerëzit që kërkojnë të bëjnë një ndryshim në shëndetin e tyre të përgjithshëm, Fehrmann sugjeron:“Në mënyrë që të ndryshoni stilin e jetesës, provoni të regjistroheni në një palestër a klasë ushtrimesh, merrni një aplikacion fitnesi në telefon dhe gjeni një aktivitet që ju pëlqen ta bëni, sepse vetëm kështu do ta vazhdoni atë për një periudhë afatgjatë.

 

Të këshilluara

8 këshilla për eleminimin e akneve në trup

Vëmendjen më të madhe në kujdesin e lëkurës e merr zakonisht fytyra, por ndonjëherë po aq problematike mund të jenë aknet në trup, kryesisht në shpinë, supe dhe...

16:00

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI