Flash

Dulce Maria tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur ( FOTO )

Lapsi.al 21 August 2020
Dulce Maria tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Aktorja meksikane e telenovelës “Rebelët”, Dulce Maria së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë nga martesa me producentin Paco Alvarez.

Lajmin e konfirmoi vetë  Dulce Maria pak kohë më parë duke publikuar një foto me bashkëshortin, teksa tregonte testin e shtatzënisë.Gjatë kësaj kohe, aktorja ka preferuar ta fshihte barkun, por së fundmi ka vendosur ta tregojë për të gjithë ndjekësit e saj. Dulce Maria ka publikuar dy foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe flet për ndjesinë që po përjeton. “Ende pa lindur më ka mësuar shumë gjëra dhe pavarësisht të gjitha rrethanave, jeta vazhdon. Më ka dhënë një mësim të jashtëzakonshëm për të qenë më e fortë sepse kam një shpirt të vogël, të bukur brenda meje, më nevojitet të jetoj, e kam të ndaluar të dorëzohem, edhe sikur të bie një mijë herë duhet të ngrihem përsëri. Tashmë lëviz brenda meje. Falenderoj Zotin që më dha forcë, mbrojtje dhe shpresë në këtë kohë. I dërgojmë shumë dashuri të gjithëve. Është e vërtetë që kjo periudhë ka qenë e vështirë, por le të mos ndalemi së falenderuar për bekimet që kemi”-shkruan aktorja.

Të këshilluara

Përfundon epoka e "Treshave"

Fundit i epokës "Treshat" u konfirmua.Arsyet se përse ky grup u nda nuk janë bërë ende të ditura. Bora Zemani i ka kursyer detajet, por sipas “revistawho” do pr...

13:15

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI