Flash

"E pabesueshme Rama në Bjellorusi", Gazetari i Bild nuk e ka harruar masakrën e votave në Shqipëri

Lapsi.al 21 August 2020
"E pabesueshme Rama në Bjellorusi", Gazetari i Bild nuk e ka

Për gazetarin e Bild, Peter Tiede, është e pabesueshme që Edi Rama ka tentuar të nisë bisedime me autokratin bjellorus Aleksandër Lukashenko, si përfaqësues i OSBE-së.

Në një reagim në Facebook, gazetari që hodhi bombën e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 2017-s, nëpërmjet një shakaje gjermane, shkruan se është për të mos u besuar se Rama tentoi të nisë negociatat me Lukashenkon.

 

"Pa shaka: Edi Rama tentoi të nisë negociata me Lukashenkom dje. Për OSBE-në. E pabesueshme" - shkruan gazetari.

Për Peter Tieden duhet të jetë me të vërtetë e pabesueshme të shikojë Ramën të tentojë të negociojë si kryetar i organizatës së monitorimit të zgjedhjeve, OSBE, me Aleksandër Lukashenkon, Presidentin prej 26 vitesh të Bjellorusisë që akuzohet për manipulim zgjedhjesh, gjë që bëri që BE në bllok të mos njohë rezultatin.

Lexo më tej: FOTO/ Rama kërkon të negociojë në Bjellorusi, plas gallata në internet 

Kriza bjelloruse / Misteri i telefonatës Rama -Lavrov 

Gjermani Tiede ishte ai që publikoi përgjimet (më poshtë) në gazetën Bild, audio-regjistrime të shkëputura nga dosjet "184" dhe "339", që hetonin krimin zgjedhor në Shijak e Dibër. Nga komisionerë tek të fortë të zonave, nga drejtues shkollash e deri tek ish-ministra ishin të përfshirë në blerjen e zgjedhjeve.

Peter Tiede bënte përgjegjës Edi Ramën për këtë skemë vjedhjesh të zgjedhjeve. Rama në një show PR-i e paditi në gjyq në Gjermani gazetarin, duke thënë se gjyqi do të hidhte dritë mbi akuzat e rreme të Bild, padi e cila do të tërhiqej shumë shpejt, në prill të këtij viti.

PJESË NGA SHKRIMI I BILD (qershor 2019) 

Rama dhe lidhjet e tij me mafian e drogës

Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare e akuzojnë atë se ka blerë votat me paratë e drogës.

Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë: Rama i telefonoi më 11 shtator 2016 drejtuesit të një komisioni rajonal zgjedhor, duke e pyetur nëse gjithçka shkoi në zgjedhje ashtu ‘siç ishte diskutuar’. Përgjigja e kreut të komisionit: “Po, shef, siç është diskutuar”.

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për Bild: ‘Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë’.

Ish-ministri sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: ‘Qeveria mbron mafian dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë’.

Rama i mohon të gjitha: Duket si viktimë e një komploti. Vetëm se: Këto regjistrime, që i kanë bërë hetuesit e tij, ai nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë.

©LAPSI.AL 

PËRGJIMET E BILD, ROLI I VARTËSVE TË RAMËS NË MANIPULIMIN E VOTËS 

- Përgjimi 4 
Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar që punon si mësues. Mësuesi e informon Keshin se diksuh i ka kërkuar 200 mijë lekë në shkëmbim të katër votave.Mësuesi: Kam një Altin këtu te shtabi.Arben Keshi: Se njoh. I kujt është Altini?Mësuesi: I Isuf Qokut, ish nxënës i imi. Ka një problem. Ai do nja 20 mijë lekë, thotë kam katër vota.Më pas mësuesi i tregon se si ka zgjidhur të gjitha punët për zgjedhjet lidhur me disa prej familjeve në Dibër. 
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/08/y2mate.com-Përgjimi-4-“Do-200-mijë-lekë”-Keshi_-Ata-na-çanë-dërrasat_NuJaJNlBGGs_360p.mp4"][/video]

Përgjimi 7

Arben Keshi flet me Drini Gjecin, Drejtori i Arsimit në Dibër dhe i kërkon t’i bëjë presion të gjithë mësuesve se nëse nuk votojnë për PS-në do të shkarkohen nga detyra.

Drini Gjeci: A thu të kanë ndejt drejt ato drejtorët, apo t’i bëj bashkë mbrapa?

Arben Keshi: Merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shku për lesh të gjithë. Gjithë drejtorat në telefon, thuaji ‘raportoni për kë keni marrë në telefon’ se janë tu fjet gjumë. Gra burra, ca të jenë. Do ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës që keni pru. Nëse duan që ditën e hënë të jenë në punë. Nëse nuk dun, në p**** të s**** se ja kam q* r***.

Drini Gjeci: I marr në telefon tani.

[video width="700" height="390" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/08/bild-7-1.mp4"][/video]

- Përgjimi 11

Ish-deputeti Pjerin Ndreu, sot kandidati i PS-së për Bashkinë Lezhë, telefonon Drini Gjeçin, Drejtorin e Arsimit në Dibër dhe

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, drejtorit të Reçit. Drejtorit të shkollës thuaji të deklarojë votën hapur se ato sms-të që çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Thuaji të deklarojë votën hapur që e ke për PS-në, ndryshe të hënën tregoja se ku fluturon.

Drini Gjeçi: Flas unë tashi më të.

Pjerin Ndreu: Tregoji se ku fluturon të hënën. Të deklarojë hapur votën për PS-në ose të gjejë vend e të futet.

Drini Gjeçi: Rri pa merak se e mbuloj unë këtë punë.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/08/y2mate.com-VIDEO-përgjimi-11-Pjerin-Ndreu-drejtori-të-Arsimit_-Thuaji-shkollës-së-Reçit-të-deklarojë-votën_pdBv6DG1Us8_360p.mp4"][/video]

- Përgjimi 12

Drini Gjeçi zbaton urdhërat e Pjerin Ndreut dhe telefonon Reshat Elezin. Gjeçi i kërkon Elezit të deklarojë hapur votën e tij dhe familjes së tij pro Partisë Socialiste, ose përndryshe do të hiqet nga puna.

Drini Gjeçi: Ku je?

Reshat Elezi: Jam këtu te qendra e votimit.

Drini Gjeçi: I ke marrë të gjithë ato të familjes?

Reshat Elezi: Jo sjanë tu ardh me votu tani, ma vonë shkoj i marr.

Drini Gjeçi: Në ça qendre voto ti?

Reshat Elezi: Këtu në Zallreç.

Drini Gjeçi: Dëgjo se kam informacione jo të mira nga andej. Sot vota jote dhe e familjes tënde do të deklarohet haptas.

Reshat Elezi: Drejtor mos e vrit mendjen. Janë fjalë për inat.

Drini Gjeçi: Ore do të deklarohet haptas. Kur unë them haptas, do me thënë haptas fare. Haptas me gjithë familjen.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/08/y2mate.com-Përgjimi-12-Drejtori-i-Arsimit-kërcënon_-Voto-hapur-ose-ik-nga-puna_mH-KwAD9Cgs_360p.mp4"][/video]

- Përgjimi 13

Drini Gjeçi, Drejtori i Arsimit në Dibër telefonon Lavdrim Muratin, mësues, dhe i kërkon të deklarojë hapur votën për PS-në.

Drini Gjeçi: A ke votu?

Lavdrim Murati: Jo akoma.

Drini Gjeçi: Po pse ske votuar akoma?

Lavdrim Murati: Po se thashë të lirohet njëherë radha.

Drini Gjeçi: Po ça radhë… Lavdrim mos të kemi llafe. Votat i dua haptazi.

Lavdrim Murati: Ça flet, s’bëhet llaf.

Drini Gjeçi: Mos tët pres më. Pesë vota sa ke, i dua. Mos na prish llaf. Unë këtë po të them. Ti e di vetë!

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/08/y2mate.com-Përgjimi-13Drejtori-i-Arsimit-Dibër-presion-qytetarit_-Votat-i-dua-haptazi_xCWDTRKTwPA_360p.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI